Mediat angleze kanë publikuar një moment emocionues kur një tifoz i përjetshëm i futbollit kujton këngën e tij të klubit, pavarësisht se është diagnostikuar me demencë.
Leslie Bray ka shkuar të shikojë ndeshje të futbollit të klubit të tij të dashur, Leeds United, që nga viti 1969.
None found
98-vjeçari, i cili është diagnostikuar me demencë dhe përpiqet të kujtojë moshën e tij për shkak të gjendjes së renduar, ende mund të kujtojë fjalët në himnin e klubit anglez.
Bray, i cili dikur ishte një navigator i RAF, u filmua duke kënduar fjalët “Marshojmë së bashku”.
Pamjet së fundmi fituan vëmendje në internet pasi përdoruesit e mediave sociale reaguan ndaj videos që të ngroh zemrën.
Duke folur për mediumin BBC, djali i tij Steve tha se i pëlqen ta marrë atë në ndeshjet e Leeds Unitedit.
I pyetur pse ai mund ta mbajë mend këngën, por nuk mund ta mbajë mend emrin e Steve, z. Leslie iu përgjigj djalit të tij – natyrshëm “ah, ky është një mashtrim”.
Kur u përpoq të kujtonte moshën e tij, ai bëri shaka duke thënë se ishte 18 vjeç.
Kur Steve i tha se së shpejti do të mbushte 99 vjeç, ai tha ‘dreqin, unë?’. /Telegrafi/
Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi po shkëlqejnë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me dy mbrojtësit e Kosovës që…
Policia e Kosovës tha se gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë protestës pranë Kuvendit…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve…
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish…
Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska pas një diskutimi mes deputetëve të PDK-së dhe komandantit të Policisë së…
Kryetari i Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në mënyrë që të…