sport

Një polic do vendosë drejtësi në duelin Shqipëri-Republika Çeke

Danny Makkelie, 40-vjeçari holandez me profesion polic, nuk toleron protestat,është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar sfidën vendimtare Shqipëri-Republikë Çeke, që do të luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim. E megjithë prestigjin që ka, Makkelie nuk është fare tolerant.

Të lidhura

None found

Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feyenoord, Makkelie tregoi 13 kartonë, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer. Nëse dikush mund ta konsiderojë rastësi, atëherë vjen e dhëna tjetër. Në Euro 2020, Danny Makkelie ka arbitruar 4 ndeshje, me 14 kartonë të verdhë në total.

Danny Makkelie nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Më datë 5 shtator të vitit 2021, në kualifikueset e Kupës së Botës, holandezi arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Sfida përfundoi 1-0 me golin e Armando Brojës. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries nga Holanda.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

11 minutes ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

15 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

19 minutes ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

25 minutes ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

42 minutes ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

54 minutes ago