MILAN, ITALY - SEPTEMBER 19: Ivan Perisic of FC Internazionale looks on during the friendly match between FC Internazionale and SC Pisa at Stadio Giuseppe Meazza on September 19, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Ivan Perisic padyshim ka qënë një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, për të mos thënë më i miri.
Anësori kroat është i palodhshëm, vapron si një “i marrë”, rinis aksione, ndal kundërsulme, asiston dhe shënon. Ai fundosi Juventusin në finalen e Kupës së Italisë duke shënuar dy gola në shtesat e ndeshjes. Që pas finales, filluan të qarkullonin zëra se Juventus kërkon transferimin e tij.
Ai e do Interin dhe Interi e do atë. Kështu, zikaltërit kanë planifikuar që të takohen pas ndeshjes së fundit ndaj Sampdorias, pra të hënën ose të martën, për të diskutuar me Ivan detajet e rinovimit të kontratës.
Kontrata e re nga klubi zikaltër në drejtimin e Ivan Perisic do të jetë një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse, që mund t’i afrohet shifrës rreth 7 milionë euro./ h.ll/albeu.com
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jetën e tij…
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se ka shkuar në 16 numri i…
Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…