sport

Një ndryshim i madh i VAR-it po vjen në Premier Ligë

Gjyqtarët e Ligës Premier raportohet se do t’i bëjnë me dije tifozëve vendimet që marrin në VAR gjatë ndeshjeve, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sipas Daily Mail, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka dhënë dritën e gjelbër për gjyqtarët që të japin shpjegime në ndeshjet e Ligës Premier, pas një prove të suksesshme në ndeshjet në Meksikë dhe Portugali.

Një vendim final tani do të merret pasi të takohet bordi gjeneral i Ligës Premier, takim ky i cili pritet të mbahet në qershor.

Në rast se edhe ata pajtohen, atëherë Liga Premier me shumë mundësi do të përfshijë një sistem të ngjashëm me atë që gjyqtarët që ndanë drejtësinë në Kupën e Botës për Femra 2023, ishin të pajisur me një mikrofon dhe shpjegonin vendimet e tyre në drejtim të publikut, pasi i shihnin imazhet e përsëritura.

Shefi i gjyqtarëve të Ligës Premier, Howard Webb, ka kërkuar më shumë transparencë që prej se iu bashkua këtij organi në 2022, por në mënyrë që një sistem i tillë të përfshihet, atëherë nevojitet aprovimi i ekipeve të mëdha.

E gjithë kjo është një pjesë e planit për të përmirësuar nivelin e referimit dhe vendimet që merren pas konsultimit me VAR-in. Raporti shton se nuk ka plane që të transmetohen bisedat mes gjyqtarëve në fushë dhe atyre në VAR, por audio do të jetë në dispozicion menjëherë pas ndeshjes.

Një ndër gjyqtarët e njohur Anthony Taylor, e përdori këtë sistem në 2023 në Kupën e Botës për Klube në Marok, dhe më pas kjo provë u zgjat edhe në Kupën e Botës për grupmoshat U20 dhe në Kupën e Botës për Femra vitin e kaluar.

/Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 23 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…

6 hours ago

“Zgjodha vajzën me lejen e babait”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës: Ishte bërë gati, por Trump nuk e donte atje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit. I ftuar në…

6 hours ago

Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “Unë nuk jam njeri agresiv, disa prej ditëve të mia kanë qenë impulsive“

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin…

6 hours ago

Emri i tij në dosjen e hakerimit të SPAK, reagon kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini: S’kam lexuar dhe shpërndarë asnjë material

Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK. Në…

6 hours ago

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo Kurti? Osmani: I kemi detyrat e ndara! Në kosovë presidentja udhëheq politikën e jashtme

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj…

7 hours ago

“Trëndafil në kohë lufte”, kush është Ejona në krahun e Bes Kallakut?! Aktori i humorit dedikim dashurie

Aktori i humorit Bes Kallaku ka shpërndarë në rrjete sociale tatuazhin e tij më të ri dhe i dedikohej një…

7 hours ago