Laçi dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin, me ekipe që ndajnë kështu nga një pikë që për objektivat e tyre nuk u bëjnë punë asnjërës. Në fakt ky barazim “dhemb” më shumë për shkodranët, të cilëve iu dëmtohen dy lojtarë.
Kurbinasit “sakatojnë” kuqeblutë, teksa një mbrojtës dhe një mesfushor bëjnë me “dhimbje koke” Qatip Osmanin dhe stafin e tij. Bëhet fjalë për Milos Stojanovic dhe për Rejan Alivodën, ky i fundit shënoi edhe golin e barazimit ndaj bardhezinjve.
None found
Të dy lojtarët prishin planet e Osmanit për ndeshjen e radhës, pasi nga sa mësohet të dy futbollistët kanë kontraktime muskulore. Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të jetë gjendja e tyre dhe nëse do të jetë në gatshëm për sfidën me Teutën.
Ndërkohë kujtojmë se për shkak kartonësh do të mungojë Eslit Sala. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj kurbinasve dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre. Në këtë mënyrë ndaj durrsakëve nuk do të mund të llogariten shërbimet e tij. /newsport.al/
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…