sport

Një listë e gjatë ankesash, pse Messi kërkon rikthimin te Barcelona?

Lionel Messi raportohet se është i interesuar të rikthehet në Barcelonë për shkak të rritjes së ndikimit të Kylian Mbappe te PSG.

Pasi u largua papritur nga Barça verën e kaluar, Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me parisienët, me një opsion për një vit tjetër.

Të lidhura

None found

El Nacional shkruan se Messi ka kontaktuar me trajnerin e Barcelonës, Xavi për të komunikuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në klub, shkruan albeu.com.

Statusi në rritje i Mbappes në klub duket se e ka bërë shumë të vështirë jetën për 35-vjeçarin, i cili duhet të kënaqet me një rol më të vogël. Me një marrëveshje të re, Mbappe mund të ndikojë në vendimet e klubit dhe rinovimi i fundit i Mbappe thuhet se ka ndezur xhelozi dhe zili në dhomën e zhveshjes.

Artikulli i El Nacional vë në dukje se shkarkimi i Mauricio Pochettino kishte gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet e klubit me Messin. Për më tepër, Leo nuk është impresionuar nga rregullat strikte për lojtarët që ka vendosur trajneri i ri Christophe Galtier.

Përveç kësaj, Messi është i pakënaqur me pozicionin e PSG-së në lidhje me të ardhmen e Neymar.

Le10Sport raportoi më parë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të zgjasë qëndrimin e tyre së bashku në Paris. Megjithatë, nuk dihet nëse mendimi i tij do të ndikojë në dëshirën e klubit për të hequr qafe brazilianin. /albeu.com/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago