Real Madridi ka njoftuar sot (3 qershor) edhe zyrtarisht transferimin e Kylian Mbappes, pas shumë vitesh përpjekje për ta joshur futbollistin francez që të transferohet në Spanjë.
Mbappe u transferua tek Real Madridi si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin do të skadojë më 30 qershor të këtij muaji.
25-vjeçari kishte qenë shumë pranë kalimit tek Real Madridi në verën e vitit 2022, por që në fund vendosi ta vazhdojë bashkëpunimin me PSG-në.
Tani, dy vite më vonë ai e ka realizuar atë që ai e cilëson si ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke u bërë pjesë e 15-të herë kampionit të Evropës.
“Një ëndërr e bërë realitet. Shumë i lumtur që jam pjesë e klubit të ëndrrave të mia. Është e pamundur që t’ua shpjegoj sa i lumtur dhe i emocionuar ndihem tani. Mezi po pres që të ju shoh juve madrilenëve dhe faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Hala Madrid”, ishin fjalët e para të francezit si lojtar i Real Madridit.
Mbappe tani do të fokusohet tërësisht tek Kampionati Evropian ‘Euro 2024’ ndërsa pas përfundimit të saj, Real Madridi pritet që të organizojë një pritje fantastike për të. /Telegrafi/
Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…
Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…
Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se…
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…
Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…
Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…