E ardhmja e Kristjan Asllanit, mund të ketë marrë një kthesë tjetër për shkak të një dëmtimi. Mesfushori po dilte pak nga pak jashtë planeve të Beshiktashit, duke zbehur ndjeshëm mundësinë e transferimit përfundimtar në klubin turk, por situata e Kartal Jillmaz mund të ndryshojë gjithçka tashmë.
Mesfushori turk ishte një pikë fikse në rreshtimin e Beshiktash, kurse Asllani kishte përfunduar në stol në ndeshjen e fundit dhe nuk pritej që të ishte protagonist nga fillimi as në vijim. Por Jillmaz ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke mbyllur sezonin e kjo ka detyruar trajnerin Sergen Jallçin që të kthejë përsëri sytë nga Asllani.
None found
Mediat turke bëjnë të ditur se ai di të rishfaqë Asllanin në mesfushën e ekipit të tij në vijim, por me një rol të ri. Asllani do të jetë ndërlidhës mes mbrojtjes dhe sulmit, si një organizator nga thellësia, detyrë për të cilën Interi e mbajti si zëvendësues të Çalhanollu këto vite.
Nëse Asllani ia del të shkëlqejë në ndeshjet e ardhshme në këtë rol, shanset e tij për të qëndruar te Beshiktash do të rriten e ndoshta e gjithë rrjedha e karrierës mund të marrë një drejtim të ndryshëm nga ai që po shkonte në një sezon për t’u harruar.
Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...
Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…
Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…