sport

Një 19-vjeçar është arrestuar për kërcënimin me vrasje të Moratas dhe familjes së tij

Policia spanjolle ka arrestuar një 19-vjeçar në qytetin e Malagas, i cili dyshohet për kërcënime serioze me vdekje ndaj sulmuesit të kombëtares spanjolle, Alvaro Morata (32), dhe familjes së tij.

Sipas Marca, kërcënimet u bënë në rrjetet sociale menjëherë pas finales së Ligës së Kombeve, ku Spanja u mposht nga Portugalia pas penalltive.

I riu kishte postuar komente kërcënuese drejtuar Moratës dhe fëmijëve të tij, pas humbjes së penalltisë nga ana e sulmuesit në serinë vendimtare. Në atë ndeshje dramatike, e cila përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe shtesë, Portugalia triumfoi 5-3 me penallti, falë pritjes së Diogo Costas ndaj gjuajtjes së Moratës në setin e katërt.

Tentativa për të fshehur gjurmët

Dy ditë pas publikimit të komenteve, 19-vjeçari paraqiti një kallëzim në policinë e Malagas, duke pretenduar se llogaria e tij në rrjetet sociale ishte hakuar nga persona të panjohur.

Megjithatë, hetimet e Departamentit të Krimeve Kibernetike zbuluan mospërputhje në deklaratat e tij dhe provat e mbledhura konfirmuan se ai kishte sajuar këtë histori për të krijuar një alibi dhe për t’u distancuar nga ngjarja.

Morata: Ata nuk e dinë si është të jetosh me kërcënime

Pas incidentit, Alvaro Morata reagoi me trishtim dhe shqetësim për sulmet e vazhdueshme që ai dhe familja e tij kanë përjetuar në rrjetet sociale.

“E kuptoj që më kritikojnë që nuk shënoj gol, por dua që njerëzit ta vendosin veten në pozicionin tim. Ata nuk e kanë idenë se si është të marrësh kërcënime si unë dhe të lexosh: ‘Shpresoj që fëmijët e tu të vdesin’. Kur ndodh një tragjedi, ata thonë: ‘Ai ishte një fëmijë i mirë’. Ajo që më shqetëson më shumë është ajo që i thonë gruas sime, fëmijëve të mi”, deklaroi Morata për mediat spanjolle.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet për incidentin janë ende në vijim, ndërsa lojtari dhe familja e tij po marrin mbështetjen e nevojshme psikologjike dhe ligjore.

të fundit

Aksident në në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja…

55 seconds ago

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas…

9 minutes ago

Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross…

13 minutes ago

Brazil: Rëzohet imitimi 24-metërsh i Statujës së Lirisë pas erës së fortë

Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…

16 minutes ago

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar…

30 minutes ago

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre,…

49 minutes ago