Categories: sport

Nisje përrallore, tetë gola e portë e paprekur – Roma e Gasperinit po shfaq identitetin me Malen si protagonis

Dy duele të para të Romës në Serie A kanë rezultuar me fitore të thella dhe bindëse, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë për një fillim të artë. Tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar tregojnë qartë se skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka hyrë në sezon me këmbë të djathtë.

Ndonse është shumë heret për të futur Romën në grupin e pretendëntëve kryesorë të titullit, mesazhi që transmeton ekipi verdhekuq është i padeshkueshëm: një formacion më i piekur, i etur për sulm dhe, mbi të gjitha, i bindur te loja e tij.

Të lidhura

None found

Në zemër të këtij tranformimi qëndron një emër i veçantë: Donyell Malen. Pesë gola në vetëm dy javët e para e kanë shëndrruar holandezin në pikën qëndrore të projektit të Gasperinit.

Në spidën ndaj Lecces, Malen realizoi dy herë, ndërsa më parë kundër Fiorentinës kishte firmosur një het-trik, ku Paulo Dybala ish arkitekti i të gjithë veprimeve me tre asiste. Por vlera e tij shkon përtej sfidës me portën. Ai i ofron trajnerit italian atë që ky i fundit e kërkon pa pushim nga sulmuesi qëndror: lëvizje të vazhdueshme pa top, dëpërtime në zonat e lira, shpërthim në hapat e parë dhe finalizim të shpejtë e ekonomik.

Malen nuk rri duke pritur topin në zonë. Ai tërheq mbrojtësit, nderon strukturën kundërshtare dhe krijon boshllëqe për shokët, duke u bërë arma ideale për filozofinë e Gasperinit. Trajneri vetë ka bërë paralele midis holandezit dhe Gonzalo Higuainit, veçanërisht për shpejtësinë e ekzekutimit dhe përshpejtimin e parë.

Megjithatë, Roma nuk është vëtëm Malen. Në sfidën hapëse, binomi i tij me Dybala ishte vendimtar, ndërsa kundër Lecces u pa që skuadra ka shumë zgjidhje në ofensivë dhe nuk rri peng i një formule të vetme. Elementi më i habitshëm i kësaj nisjeje mbesëlëse është baraspesha: të realizosh tetë gola është spektakolar, por të mos pësosh asnjë është po aq thelbësore.

Kjo është Roma që Gasperini synon: sulmuese e pashpirt kur merr topin, por e fortë dhe e sistematizuar në mbrojtje.

Një shtytje tjetër për këtë dukuri është viti i dytë nën drejtimin e teknikut. Lojtarët tashmë njehin më thellë mekanizmat, presingu është më i sinkronizuar dhe aksionet sulmuese më fluide. Pas fitores së fundit, Gasperini ka theksuar se grupi ka talent, por edhe karakter e zemër, duke vënë në pah se njohurja më e madhe midis tij dhe skuadrës përbën një avantazh kyc.

Sigurisht, jo çdo përballje do të mbyllet me poker golash. Momentet sfiduese do të shfaqen patjetër, ashtu si ndeshjet kundër kundërshtarëve kryesorë dhe fazat kur goli do të vonojë. Por këto dy javë të para japin më shumë sesa sinjale inkurajuese.

Është ende herët për të deklaruar se Roma e Gasperinit do të trondisë Serine A, por diçka tashmë është e dukshme: formacioni i këtij sezoni ka filluar të veshë identitetin e trajnerit të vet. Dhe kur në majë ke një Malen kaq kërcënues, tifozeria verdhekuqe ka baza të forta për të besuar se diçka e madhe mun të jetë në ndërtim në Olimpico.

të fundit

Zjarri në varrezën e makinave mbulon Tetovën me tym, banorëve u kërkohet të mbyllin dritaret

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tetovë është ndodhi në një varrezë makinash, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë…

6 minutes ago

Police operation at Skopje venues, eight people detained

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga…

10 minutes ago

KSF and Turkish Army hold joint search-and-rescue exercise

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Republikës së Turqisë kanë zhvilluar trajnim të përbashkët në fushën e…

10 minutes ago

The 28th anniversary of the Gollubovc massacre commemorated; Krasniqi: Perpetrators of the crimes still free, while liberators are being convicted

Sot u shënua 28-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, një nga ngjarjet më të rënda të vitit 1998 në Komunën e…

11 minutes ago

Kosovo government approves draft laws on justice, energy and asset confiscation

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet…

11 minutes ago

He spoke about Diella at the UN, not Thaçi”, Mediu criticizes Rama: He remained silent on Kosovo and did not challenge Vučić

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të…

12 minutes ago