Kylian Mbappe është padyshim një nga lojtarët më të përfolur në botën e merkatos. Sulmuesi francez ka një kontratë me PSG e cila skadon në fund të sezonit, por që nga dita e sotme ai mund të negociojë me cilido ekip që ai dëshiron.
Emri i parë sigurisht që është Real Madrid, ku duket se tratativat janë në zhvillim e sipër. Real Madrid është prej kohësh në monitorim të sulmuesit francez dhe është i gatshëm t’i ofrojë yllit transalpin, golashënuesit më të mirë të Botërorit të kaluar, një kontratë faraonike.
None found
Lajmi vjen nga Spanja, i raportuar nga transmetuesi i famshëm “El Chiringuito”: “Mbappe ka rezervuar strehim në Madrid, por asgjë nuk është zyrtare”. PSG po bën të pamundurën që ta bllokojë kalimin e yllit të saj drejt Madridit apo ndonjë klubi tjetër.
Një kontakt i ri pritet këtë javë, ndoshta ai vendimtar, për të kuptuar nëse Mbappe ka me të vërtetë synon të transferohet në Spanjë verën e ardhshme, duke u bashkuar me dy nga futbollistët e tjerë më të fortë në botë, Bellingham dhe Vinicius Jr. /abcnews.al
Franco Foda ka zbuluar formacionin e Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës, me përzgjedhësin gjerman që ka bërë disa ndryshime dhe…
Një deklaratë e Bojana Stefanovskës, e bërë disa vite më parë, po rikthehet në qarkullim në rrjetet sociale, duke hapur…
Një nga kushtet bazë për arsim cilësor është të kemi infrastrukturë arsimore të mirë – shkolla të denja me kabinete…
Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim ka komentuar pagesën që bëjnë studentet për transport në disa vende, duke…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk…
Në përvjetorin e tretë të sulmit në Banjskë, NATO ka përsëritur kërkesën që përgjegjësit për dhunën e ushtruar në Kosovë…