Argjentina po mendon për të ardhmen pa Lionel Messin, i cili ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij me kombëtaren. Në këtë situatë, Nico Paz shihet si emri që mund të trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10, nëse Lionel Scaloni rinovon kontratën dhe qëndron në drejtimin e përfaqësueses.
None found
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Federico Bueno gjatë raportimit për ESPN Argentina TV, duke e vendosur talentin e Comos në qendër të projektit të ardhshëm të kampionëve të botës.
Edhe pse në Kupën e Botës 2026 nuk pati shumë hapësira për të luajtur, Paz konsiderohet një prej futbollistëve që mund të marrë përgjegjësi të mëdha me Argjentinën në vitet e ardhshme.
Mesfushori ofensiv 21-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij te Como, ndërsa progresi i shpejtë i ka sjellë edhe krahasime me Lionel Messin.
Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi 12 gola dhe regjistroi tetë asistime. Për paraqitjet e tij, Paz u vlerësua edhe si mesfushori më i mirë i Serie A-së.
Një tjetër mundësi e rëndësishme do t’i hapet këtë sezon, kur ai do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të dëshmojë aftësitë e tij në skenën më të madhe të futbollit evropian.
Megjithatë, përpara se të qartësohet e ardhmja e fanellës me numrin 10, duhet të merret vesh edhe vendimi i Lionel Scalonit për të ardhmen e tij në stolin e Argjentinës.
Trajneri pritet të vendosë së shpejti nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me kampionët e botës dhe nëse do të jetë ai që do të drejtojë projektin e ciklit të ardhshëm.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar në Nju Jork me ministrin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar katër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqin, Fatime Hetemin…
Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një…
“AfD po promovon dhe mbështet shkëputjen e Tirolit të Jugut nga Italia”, këto ishin fjalët e Ministrit të Jashtëm italian,…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Nga aksidenti raportohet se…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë dhe iranianë u takuan sot në Nju Jork teksa…