sport

Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria!

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

të fundit

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion…

33 minutes ago

Ndryshime në Kryeministri, largohet Ëngjëll Agaçi si Sekretari i Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kryeministrit Edi Rama. Ende nuk…

54 minutes ago

Anita reagon pas dorëheqjes së Ramushit: Më në fund e fitova burrin tim

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka tërhequr vëmendjen kryesore të opinionit…

1 hour ago

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur

Një krisje ka ndodhur mes raportit të Mirit dhe Selin në Big Brother Vip 5. Gjatë diskutimit mes tyre, Selin…

1 hour ago

Ministri i Jashtëm francez kërkoi dorëheqjen e saj, reagon raportuesja speciale e OKB, Francesca Albanese: Franca ka bërë një gabim

Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, reagoi ashpër ndaj thirrjeve…

2 hours ago

Safet Bajri kërkon në Kushtetuese shfuqizimin e masës “Arrest me burg”

Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku kundërshton masën e…

2 hours ago