Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës, ka bërë zero vendimet e marra nga KOKSH-it kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë CAS nëpërmjet një deklarate për shtypin, të cilën jep edhe pikat kryesore të vendimit të saj…
Ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit, ajo e cila konfliktet dhe mosmarrëveshjet me Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar e ka çëuar për t’u gjykuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë të Zvicrës.
Ja dhe deklaratë për Mediat e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin:
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.
Pikat Kryesore të Vendimit:
1. Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH, e cila kishte miratuar statutin e ri, Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.
2. Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.
3. Mbrojtja e të drejtatve të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht duhet për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.
4. Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.
FSHF është e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, i cili korrigjon problemet thelbësore të anëtarësisë së KOKSH. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së integritetit dhe drejtësisë në qeverisjen e sportit në Shqipëri si dhe thekson faktin se si pasoje e tij, te gjitha asamblet e KOKSH te zhvilluara pas dates 10 janar 2021 jane absolutisht te pavlefshme.
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore, një 27-vjeçar ka…
Deputetët e Partisë Demokratike, kanë denoncuar se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu…
Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i…
Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të…
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që…