sport

“Ngjan më shumë si Kroos”, fansat dhe mesfushori gjerman tallen me statujën e Agueros

Tifozët e futbollit janë tallur me statujën e re të Sergio Agueros jashtë stadiumit Etihad të Mançester Sitit , ndërsa mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, bëri shaka në rrjetet sociale duke thënë se i ngjante më shumë atij sesa argjentinasit.

10 vjet pas golit të tij ikonik të minutës së fundit kundër QPR që i dha Cityt titullin e parë të Premierligës, Aguero u nderua nga skuadra blu e Mançesterit me një statujë.

Të lidhura

None found

Aguero ishte i pranishëm në Etihad ditën e djeshme kur u zbulua statuja, mirëpo një numër i madh tifozësh u shprehën se ajo i ngjante më shumë Kroos sesa ish-sulmuesit të Cityt.

Vetë Kroos iu përgjigj me shaka një postimi në Tëitter ku shihej imazhi i statujës. Në postim shkruhej: Sergio është këtu’, ndërsa mesfushori gjerman u përgjigj: ‘Je i sigurt’

Fansat gjithashtu reaguan në mediat sociale për të bërë krahasime midis statujës dhe Kroos. Një mbështetës shkroi: ‘E çuditshme që ata i kërkuan Agueros të zbulonte statujën e Toni Kroos’.

“Jam vetëm unë apo kjo statujë ngjan më shumë si Kroos sesa Aguero?” ka shkruar një fans tjetër.

A e keni parë atë statujën e Toni Kroos në stadiumin Etihad? Sergio Aguero duhet të jetë kaq xheloz për Kroos pas gjithçkaje që ai bëri për qytetarët”, tha një tjetër tifoz me shaka.

Aguero shënoi 260 gola në 390 paraqitje për Cityn midis 2011 dhe 2021, duke u vendosur si një nga sulmuesit më të mirë në epokën e Premier League.

të fundit

SHBA-ja dhe BE-ja përcaktojnë pritshmëritë për drejtuesit e rinj të Serbisë

Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve serbë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, që rezultoi…

12 seconds ago

Gjykata e Lartë ia kalon Gjykatës së Tiranës ankimin e Veliajt për çështjen “Nesti Angoni”

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës për çështjen që lidhet me kryebashkiakun…

4 minutes ago

Jukaj: Trajneri i ri ka sjellë energji pozitive, Vora do ta ketë të vështirë ndaj Vllaznisë

Aron JukajAron Jukaj është shprehur me tone vlerësimi ndaj trajnerit Csaba Laszlo, ndërsa shtoi se ndaj Vorës, Vllaznia do të…

12 minutes ago

SHBA-ja sulmon një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, pesë të vrarë

Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…

18 minutes ago

Bill aims to provide permanent employment for thousands working in state institutions

Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm,…

21 minutes ago

Miteva: Government decides to establish National Committee for the safety and protection of journalists

Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për…

21 minutes ago