Categories: sport

Nga vdekja e Maradonës te lamtumira e Messit, rrëfehet Aguero: Kur pyeta për shokët e fëmijërisë, njëri kishte vdekur, tjetri i burgosur

Aguero po i afrohet debutimit të tij me Barcelonën. Më në fund ka lënë pas një dëmtim, që e ka penguar të luajë me katalanasit, ku u transferua falas në verë. Para debutimit, ai ka bërë një rrëfim të sinqertë për “El País”. Aty ka folur për gjithçka dhe të gjithë. Rreth Maradonës, Guardiolës, Messit, fëmijërisë së tij… Dhe veçanërisht për futbollin.

Vdekja e Maradonës

Të lidhura

None found

“E kam jetuar keq, shumë keq. Si mund ta përjetoja ndryshe? Kisha një ndeshje të Ligës së Kampionëve atë ditë. Kur e mora vesh, mendova se ishte një gënjeshtër, si shumë herë të tjera. Por, kur pashë se gjithnjë e më shumë njerëz po e përflitnin lajmin e zi, pyeta drejtpërdrejt nënën e Beniaminit (djalit që ka me vajzën e Maradonës). Mbaj mend edhe atë që i shkrova me mesazh: A është e vërtetë apo jo? Ajo m’u përgjigje se po. Menjëherë mendova për djalin tim, u shqetësova shumë se si do t’i përjetonte lajmet. Ai dhe Diego kishin një marrëdhënie të madhe. Të nesërmen, djali më shkroi: Baba, dua të shkoj ta shoh. Nuk më pëlqeu ideja, por në fund ishte në gjendje t’i thoshte lamtumirë gjyshit të tij”.

Guardiola

“Unë kurrë nuk kam pasur probleme me Pep. Kurrë nuk kam debatuar me të. Ne duhet të sqaronim gjërat. Kur mbërriti trajner, pasi nuk njiheshim, kishim një periudhë prove paksa. Tri vitet e fundit ishin fantastike. Asgjë për të thënë tjetër. Ai është një trajner që gjithmonë dëshiron më shumë. Nëse e ka një ide loje në kokën e tij, e bën realitet në fushë. Guardiolës nuk i intereson nëse duhet të lërë jashtë skuadrës edhe atë që kishte shënuar tre gola në ndeshjet e mëparshme. Pra, atij nuk i intereson emri i lojtarit. Kuptohet, nëse nuk është Messi. Unë gjithmonë pranoja kur duhej të luaja dhe kur jo”.

Plano Deportivo Los escándalos amorosos de Maradona, Messi y Agüero

Nënshkrimi për Barcelonën

“Cili lojtar nuk dëshiron të jetë te Barça? Unë do t’ju thoja se shumica e futbollistëve do të donin ta vishnin këtë fanellë, pavarësisht nëse Barça kalon një situatë të mirë apo të keqe. Arrita këtu me pritshmëritë për të luajtur me Leon dhe se do të përforcohej ekipi. Kjo ishte ajo që klubi po përpiqej të bënte. Kur më telefonuan, mendova: Nuk më intereson se sa më paguajnë. Ndihem mirë dhe do ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të mundem”.

Largimi i Messit

“Ishte një moment shokuues. Ai vetë ishte shumë i mërzitur. Kur e mora vesh nuk mund ta besoja. Atë të shtunë shkova ta takoja në shtëpinë e tij. Dhe, për shkak të personalitetit tim, pasi nuk e pashë mirë, u përpoqa ta bëj ta harronte atë kishte ndodhur. U përpoqa ta shpërqendroja nga largimi, i flisja për ekipin tim në Esports”.

Miqtë e tij të fëmijërisë

“Po e nis nga mosha 16-vjeçare. Kur pyeta për djemtë, me të cilët shoqërohesha asokohe, mora vesh se njëri kishte vdekur, tjetri ishte burgosur, një tjetër kërkohej nga policia. Ende mbaj kontakte me disa nga ish-shokët e mi të fëmijërisë. Ne vazhdojmë të flasim, më shumë se 20 vite më vonë”.

të fundit

FIFA hap procedurë disiplinore ndaj tre përfaqësuesve të Egjiptit pas deklaratave për humbjen nga Argjentina

FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan, menaxherit të ekipit, Ibrahim Hassan, dhe sulmuesit Mostafa Ziko.Federata…

31 minutes ago

Horoskopi 21 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite shume e kontrastuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin…

41 minutes ago

Atletico Madridi hap derën për largimin e Julian Alvarezit, por vendos kushtin për destinacionin

Atletico Madridi raportohet se ka ndryshuar qëndrimin për të ardhmen e Julian Alvarezit dhe tani është i gatshëm të negociojë…

42 minutes ago

Curtis Jones mbërrin në Milano për të finalizuar transferimin te Interi

Mesfushori anglez, Curtis Jones sapo ka mbërritur në Milano dhe është gati të bëhet lojtari më i ri ri i…

49 minutes ago

Kthimi i Princit Harry dhe familjes së tij: Jo një çështje thjesht private

Parlamenti në pushim, politika në pritje, pjesë të mëdha të vendit ende me pushime verore – të enjten, kthimi i…

55 minutes ago

Ignoring the Albanian anthem during Mickoski’s visit to Pustec, mayor: We did not organize it

Ditën e sotme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së…

1 hour ago