Categories: sport

Nga trofetë me Teutën dhe rënia me Flamurtarin, te goli i parë sezonal në Poloni për Oshafin

Ndeshja e së premtes mes Pogon Grodzisk dhe Stal Rzeszow u mbyll në barazim, me Aldrit Oshafin si protagonist. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 67-të dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, megjithatë Listkowski rivendosi ekuilibrat në minutat shtesë.

Ky ishte goli i parë sezonal për Oshafin në aventurën e tij të re në nivelin e dytë të futbollit polak. Përpara transferimit te Pogon Grodzisk, ai luante me Flamurtarin, e cila ra nga kategoria në fundin e kampionatit të kaluar; sulmuesi e mbylli bashkëpunimin me klubin vlonjat dhe u largua pa kosto, si lojtar i lirë.

Të lidhura

None found

Në karrierën e tij në Superiore, Oshafi ka fituar dy trofe të rëndësishëm me Teutën: titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2020/21.

të fundit

Basha i drejtohet gjykatës ndaj Ballës: Kërkon tërheqjen e deklaratës dhe përgënjeshtrim publik

Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Taulant…

1 minute ago

Qeveria miraton aktin normativ: Autorët e dhunës do të përgjigjen për dëmet ndaj pronës

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë aktesh dhe vendimesh në mbledhjen e fundit, ku ndër më të rëndësishmit është…

2 minutes ago

Tragjedi në ujërat pranë Ishujve Kanarie, të paktën 8 emigrantë humbin jetën

Të paktën tetë emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin drejt Ishujve Kanarie u gjet në…

5 minutes ago

Kos: Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56 për qind të reformave, përfiton 71 milionë euro

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…

12 minutes ago

Kurti kërkon ndërhyrjen e BE-së: Serbia po pengon lidhjen energjetike me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë se vazhdon të bllokojë interkoneksionin elektrik me Kosovën, duke i kërkuar…

13 minutes ago

Haxhiu: Forcimi i ushtrisë vijon, Kosova synon anëtarësimin në NATO

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për ta forcuar…

13 minutes ago