sport

Nga trajner i papunë te finalja e Botërorit në krye të Spanjës, njihuni me historinë e jashtëzakonshme e Luis de la Fuente

Luis de la Fuente, është një nga protagonistët më të mëdhenj të suksesit të Spanjës në Kupën e Botës 2026. Pak më shumë se një dekadë më parë, ai ishte i papunë dhe priste një telefonatë që nuk po vinte kurrë, ndërsa sot ka rikthyer “La Roja”-n në finalen e Botërorit.

Në autobiografinë e tij, të botuar pak para nisjes së turneut, De la Fuente, kujton periudhën më të vështirë të karrierës.

Të lidhura

None found

“Mendoja se muajin tjetër do të më telefononte dikush. Kalonte muaji dhe nuk më telefononte askush”, shkruan ai.

Në tetor të vitit 2011 u shkarkua nga Alavés, skuadër që atëherë luante në kategorinë e tretë spanjolle. Pas një viti e gjysmë pa punë, në maj të vitit 2013 aplikoi për një vend pune të shpallur nga Federata Spanjolle e Futbollit, duke nisur kështu rrugëtimin që do ta çonte deri në pankinën e kombëtares.

Gjatë periudhës së papunësisë ai nuk u shkëput nga futbolli. Për disa muaj ndoqi nga afër seancat stërvitore të Marcelo Bielsa te Athletic Bilbao, duke regjistruar çdo detaj të punës së teknikut argjentinas.

“Kam pesë muaj regjistrime të stërvitjeve të tij. Mësova shumë dhe jam një admirues i madh i Bielsa-s”, ka treguar De la Fuente.

 

 

Në Federatë ai ndërtoi karrierën hap pas hapi. Fillimisht drejtoi ekipet e moshave, fitoi Kampionatin Europian me Spanjën U-19 në vitin 2015, më pas Europianin U-21 në vitin 2019 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Pikërisht ai krijoi bërthamën e skuadrës që sot po shkëlqen në Botërorin e Amerikës së Veriut, me lojtarë si Unai Simón, Cucurella, Mikel Merino, Zubimendi, Pedri, Dani Olmo dhe Oyarzabal, të cilët u rritën nën drejtimin e tij.

De la Fuente, i cili mbushi 65 vjeç më 21 qershor, ka qenë edhe futbollist i Athletic Bilbaos, me të cilin fitoi dy tituj kampionë dhe Kupën e Mbretit në vitin 1984.

Sot ai konsiderohet një nga trajnerët më të respektuar në Spanjë, jo vetëm për rezultatet, por edhe për mënyrën se si ka krijuar marrëdhënie me futbollistët.

 

 

Tekniku spanjoll ka folur shpesh edhe për besimin e tij fetar. “Lutem çdo ditë dhe falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë”, është shprehur ai. Me emocion ka kujtuar edhe prindërit dhe vëllain e ndjerë, duke thënë se mendon për ta çdo ditë dhe do të kishte dashur t’i kishte pranë për të përjetuar këtë moment.

Historia e Luis de la Fuente është një dëshmi se këmbëngulja, durimi dhe puna mund ta çojnë një trajner nga papunësia deri në finalen e Kupës së Botës, duke e bërë arkitektin e brezit që ka rikthyer Spanjën mes elitës së futbollit botëror.

Tags: de la fuente

të fundit

Who is Gerd Gjinarari (the General), arrested in Belgium?

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…

46 minutes ago

Mancini zbulon përbërjen e Italisë, në listë nëntë debutues dhe rikthime të papritura

Roberto Mancini ka publikuar listën prej 34 lojtarësh të Italisë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, me nëntë…

1 hour ago

Zidane shpjegon përse Benzema nuk u përfshi në listën e Francës

Zinedine Zidane ka publikuar listën e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares së Francës, duke sjellë disa emra të…

1 hour ago

Kush është Gerd Gjinarari (Gjenerali), i arrestuar në Belgjikë!

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…

1 hour ago

Horoskopi 19 Shtator, zbuloni surprizat për secilën shenjë

Dashi Rrethanat e kësaj dite do të kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të shpejtë dhe sa më të…

1 hour ago

A step toward unlimited power” – Muçollari: Rama is advancing toward the Dutch architect’s dream

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status publik ka akuzuar kryeministrin Rama se po konsolidon pushtetin duke…

1 hour ago