Categories: sport

Nga shpresë e Bayern Munichut në kategorinë e dytë tajlandeze, Meritan Shabani firmos me Pattaya United

Meritan Shabani do ta vazhdojë karrierën në Tajlandë, pasi mesfushori shqiptar ka përfunduar transferimin te Pattaya United, skuadër që konkurron në ligën e dytë të vendit.

Rrugëtimi i 27-vjeçarit dëshmon se sa të paparashikueshme mund të jenë zhvillimet në futboll. Ai doli nga akademia e Bayern Munichut dhe, në moshën 19-vjeçare, arriti të bëhej pjesë e ekipit të parë, me të cilin luajti disa ndeshje.

Të lidhura

None found

Për shkak të konkurrencës së madhe, Shabani vendosi të kërkonte një tjetër destinacion. Më pas u transferua në Ligën Premier te Wolverhampton Wanderers, ku nënshkroi një marrëveshje trevjeçare.

Pas kësaj lëvizjeje, karriera e shqiptarit mori një trajektore në rënie. Ai luajti më vonë për VVV-Venlo në Holandë, Grasshopper Zurich në Zvicër, ND Gorica në Kroaci dhe, së fundmi, për AC Bellinzona në Zvicër.

Kalimi te Pattaya United, në nivelin e dytë të futbollit tajlandez, përbën rënien më të madhe të karrierës së tij deri më tani.

“Pattaya United përfundon marrëveshjen për të nënshkruar me Meritan Shabanin, një lojtar të akademisë së të rinjve të Bayern Munich, për të forcuar sulmin për sezonin 2026/27”.

Në njoftimin e klubit thuhet gjithashtu: “Ardhja e Meritan Shabanit konsiderohet një shtesë kyçe në skuadrën ‘Dolphin’, duke rritur opsionet e tyre sulmuese dhe duke përmirësuar potencialin e ekipit para fillimit të sezonit”.

Gjatë karrierës së tij, Shabani ka qenë edhe përfaqësues i ekipit kombëtar gjerman U-20.

të fundit

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë Forca të shumta policie janë vendosur para…

4 minutes ago

Criminal complaint filed against former Debarca mayor over photovoltaic panel permits

Ish-kryetari i Komunës së Debarcës, Zoran Nogaceski, është kallëzuar penalisht nën dyshimin për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, pasi, sipas…

7 minutes ago

Kurti reacts after six LDK MPs oppose Sejdiu

Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun…

8 minutes ago

Leon Pohlus mbyll aventurën me Vllazninë pas një sezoni vendimtar

Leon Pohlus Leon Pohlus ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e aventurës së tij te Vllaznia [...]Read More...

8 minutes ago

Kurti Meets Australia’s New Non-Resident Ambassador

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Republikën e…

9 minutes ago

Protest Plan Changes, Rama Is in His Office and Demonstrators Block the Entrance to the Prime Minister’s Office

Ndërsa protestuesit kanë mbërritur në sheshin para Kryeministrisë, duket se ditën e sotme kanë një plan tjetër. Protestuesit janë në…

9 minutes ago