sport

Nga Roshi e Sadiku te Muçi e Mitaj, 6 gola kuqezi shënohet nga “yjet” e kombëtares shqiptare

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të legjionarëve të Kombëtares shqiptare.

Odise Roshi po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e Sakaryaspor ndaj Bandirmaspor. Goli i Roshit në minutën e 68-të ishte vendimtar pasi sfida përfundoi 1-0 dhe Sakaryaspor mori tre pikë shumë të rëndësishme.

Te goli u rikthye edhe Armando Sadiku. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol shumë të bukur në barazimin 2-2 të Mohun Bagan ndaj East Bengal. Sadiku e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të të pjesës së parë.

Një formë fantastike po kalon edhe Cristian Shpendi. Sulmuesi i shpresave vendosoi fitoren e radhës të Cesenas në kampionat ndaj Fermana. Sfida përfundoi 1-0 dhe Shpendi gjeti golin e 14-të në kampionat.

Edhe pse në ndeshje miqësore Taulant Seferi, Ernest Muçi dhe Mario Mitaj gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas formës së mirë që po tregonte në kampionat në Emiratet e Bashkuara Arabe me skuadrën e Bani Yas, sulmuesi i Kombëtares vijon të jetë deçiziv me golat e tij edhe në miqësore. Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën Bani Yas-Al-Tawoon.

Edhe Ernest Muçi është gati për startin e pjesës së dytë të sezonit me Legian e Varshavës. Sulmuesi kuqezi e nisi si titullar ndeshjen miqësore ndaj Rzeszow dhe shënoi golin e parë të takimit në fitoren 3-1.

Mario Mitaj gjeti rrugën e rrjetës me Lokomotiv Moscow në ndeshjen miqësore ndaj Kairat Almaty. Mbrojtësi kuqezi e nisi si titullar takimin dhe realizoi golin e dytë në fitoren 4-1.

Armando Broja bëri debutimin e tij me skuadrën e re, Fulham. Sulmuesi kuqezi u transferua në minutat e fundit të merkatos nga Chelsea te Fulham në formë huazimi dhe debutoi në sfidën ndaj Burnley.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Adrian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj, ndërsa Keidi Bare, Myrto Uzuni, Arbnor Muja dhe Sokol Cikalleshi dhanë kontributin e tij si zëvendësues. /newsport.al/

të fundit

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në…

8 minutes ago

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm. Sipas…

17 minutes ago

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë…

48 minutes ago

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës

Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën…

1 hour ago

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

Këtë të hënë, del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më…

1 hour ago

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” e cilësoi , aksidentin hekurudhor që…

2 hours ago