Ndjenja e pritjes po rritet gradualisht përpara Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, por një numër i lojtarëve më të mirë të botës do të mungojnë në Kupën e Botës.
Tridhjetë e dy vende do të garojnë për trofeun e Kupës së Botës në turneun, i cili fillon në dimër për herë të parë në histori. Franca, kampione në fuqi do të kërkojë të mbrojë titullin e saj, por do të përballet me konkurrencë të ashpër nga Brazili, Spanja, Argjentina dhe Belgjika.
None found
Anglia është gjithashtu ndër favoritët, ndërsa skuadrat serioze si Portugalia dhe Holanda janë shpallur kuajt e errët, por jo të gjitha kombet tradicionalisht të forta do të përfaqësohen në Katar.
Fituesja e Euro 2020, Italia pritej të kthehej në arenën e parë pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Megjithatë, njerëzit e Roberto Mancinit humbën vendin e tyre pas një humbjeje poshtëruese në play-off nga Maqedonia e Veriut.
Suedia, Kolumbia, Kili, Nigeria dhe Egjipti gjithashtu kanë dështuar, që do të thotë se disa nga lojtarët më të mirë të futbollit të klubeve do të detyrohen ta shikojnë këtë Botëror nga divanet e tyre.
GOAL kujton lojtarët më të shquar të munguar, përfshirë liderin e Manchester City në formë të çmendur./ h.ll/albeu.com
David Alaba (Austri)
Luis Diaz (Kolumbi)
Gianluigi Donnarumma (Itali)
Erling Haaland (Norvegji)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi)
N’Golo Kante (Francë)
Jan Oblak (Slloveni)
Martin Odegaard (Norvegji)
Victor Osimhen (Nigeri)
Paul Pogba (Francë)
Andrew Robertson (Skoci)
Mohamed Salah (Egjipt)
Marco Verratti (Itali) /G.D abcnews.al/
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…