Shqipëria do të zhvillojë në fund të shtatorit, më 26 dhe 29 të këtij muaji, dy përballjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
None found
Para këtyre sfidave, disa prej sulmuesve të Kombëtares po kalojnë një formë të shkëlqyer. Rey Manaj ka shënuar 5 gola në po 5 ndeshje të luajtura me Sivassporin në kampionat, një statistikë mbresëlënëse për nisjen e sezonit.
Edhe Taulant Seferi po paraqitet në nivele të larta me Kayserisporin, ku ka realizuar 4 gola në 4 paraqitje në Ligën e Parë të Turqisë. Në formë të mirë ndodhet gjithashtu Jasir Asani, autor i 2 golave, ndërsa Milrind Daku ka kontribuar me 1 gol dhe 2 asistime.
Ernest Muçi, pavarësisht konkurrencës së madhe në një skuadër të mbushur me yje si Trabzonspori, ka lënë gjurmën e tij me 2 asistime. Vendimin përfundimtar se cilët prej tyre do të jenë pjesë e listës për ndeshjet e shtatorit do ta marrë trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran.
Nga LSDM thonë se Mickoski është në panik dhe mbron bankën e Vuçiçit nga hetimi në Serbi. Sipas tyre, Mickoski…
"Prokuroria Publike vepron në çdo situatë kur përcakton ekzistencën e një vepre penale", tha Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski,…
Shqipëria mund të konsiderohet me fat, nëse i referohemi brumit që po përgatitet për të ardhmen [...]Read More...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, e cila do…
Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut. [...]…
Këtë të enjte, 12 nëntor 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit, në detyrën e…