Ishte në “listën” e atyre lojtarëve, që mund të bëheshin ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti, mirëpo që prej largimit nga “Andaluzianët” e Sevilla gjithçka shkoi si mos më keq. Bëhet fjalë për anësorin spanjoll të mbrojtjes, Sergio Reguilon, i cili që prej transferimit të tij, te Tottenham ka mbetur duke u huazur sezon pas sezoni dhe kjo nuk kishte si të mos ndodhte edhe këtë merkato janari.
Pas një periudhe të dështuar, te “gjigantët” anglezë të Manchester United, tashmë 27-vjeçari i mbrojtjes do të nisë një “aventurë” të re, në Premier League, kësaj radhe, te një klub londinez, siç janë edhe “Grerëzat” e Brentford, të cilët kanë vendosur të huazojnë spanjollin deri në fundin e këtij sezoni.
Për një klub si Brentford afrimi i një lojtari si Reguilon mund të bëjë jo pak diferencën në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa përsa i përket spanjollit gjithë shpresa e tij është që rikthehet sërish në një formacion titullar, pasi te Tottenham kjo gjë është disi e pamundur, me italianin, Destiny Udogie, që “mbizotëron” në këtë repart. /abcnews.al
Selin Bollati i ka rrëfyer Dj Gimbos, një histori personale që lidhet me familjen e saj gjatë kohës që në…
Gimbo ka shpërthyer në lot ditën e sotme kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është vendosur kënga më…
Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk. Madje…
SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë…
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit…