Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar tifozët e futbollit të mos udhëtojnë në Londër për raundet e mëvonshme në Kampionatin Evropian, për shkak të frikës së rilindjes së koronavirusit.
Helge Braun i ka thënë gazetës “RedaktionsNetzwerk Deutschland” se shqetësimi kryesor është përhapja e variantit delta të koronavirusit.
None found
Braun ka thënë se tifozët do të duhet të karantinohen dy javë pas rikthimit në Gjermani nga Britania e Madhe.
Shkalla e infeksioneve me Covid-19 ka pësuar rënie të ndjeshme në Gjermani në javët e fundit. Por, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, dhe zyrtarët e tjerë, kanë folur për eksperiencën në Britani dhe variantin delta të koronavirusit.
Ky variant ka rritur rastet me infeksion në Britani dhe i ka shtyrë planet për t’i hequr masat aktuale deri më 19 korrik.
Gjysmëfinalet e “Euro 2020” janë paraparë të luhen në “Wembley Stadium” të Londrës më 6 dhe 7 korrik. Finalja do të zhvillohet më 11 korrik.
Braun ka thënë se “duhet të jemi të kujdesshëm derisa të gjithëve t’u ofrohet vaksinimi”.
Tragjedia që i mori jetën tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje, ndërsa në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani…
Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin…
Rikthehet Kuvendi pas ndërprerjes prej disa minutash. Pavarësisht ndërprerjes edhe pas rikthimit opozita vijon të bllokojë foltoren për të mos…
Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 21 korrik seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj Endrit Llapashticës dhe…