sport

Nga Empoli te Shqipëria dhe sot tek Sasuolo, Nedim Bajrami rrëfen gjithçka (VIDEO)

Futbollisti kuq e zi, Nedim Bajrami, i cili në janar ndryshoi skuadër në Serie A duke kaluar nga Empoli tek Sasuolo ka rrëfyer javën e tij të parë tek ekipi i ri, por dhe ndeshjen e parë debutuese.

Gjithashtu gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar për fansat arsyet se pse zgjodhi skuadrën kuq e zi para asaj të Zvicrës.

Të lidhura

None found

“Jam shumë i lumtur për debutimin tim kundër Atalantës. Ishte një ndeshje e rëndësishme që kemi fituar dhe mungoi vetëm goli. U tregua i aftë Muso te gjuajtja ime, por sipas meje mund të gjuaja më mirë unë.

Zgjodha Sasuolon që është një ekip i rëndësishëm, me një trajner që njihja më parë. Kam folur me të dhe janë djem të fortë. Është një ambient si Empoli, me të rinj që dinë të luajnë futboll dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Java e parë ishte e mirë, takova disa lojtarë që njihja, por edhe të tjerë që më pritën mirë. Kam njohur Pinamontin te Empoli, jam ndjerë mirë me të në fushë dhe jashtë, shpresoj të kthehet sa më parë me ekipin.

Pritshmëria ime është të ndihmoj ekipin me karakteristikat e mia dhe të shënoj sa më shumë gola dhe jap asiste.

Unë kam lindur në Zyrih, me origjinë shqiptare. Kam bërë ciklin e të rinjve te Grasshopers, deri te skuadra e parë. Prej 3 vitesh e gjysmë jam në Itali. Isha tre vite e gjysmë te Empoli, një eksperiencë e bukur. Gjëja më e bukur ishte kur fituam Serinë B me trajnerin Dionisi, kam bërë gola dhe asiste dhe jam i lumtur për ta, por mund të përmirësohesh gjithmonë.

Idhulli im? Zidan është idhulli im, më linte përshtypje eleganca dhe inteligjenca në fushë kur luante.

Kombëtarja? Kam bërë të gjithë sektorin e të rinjve me kombëtaren e Zvicrës. Pastaj mora këtë telefonatë nga Edi Reja dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija të luaja për Shqipërinë. Fola me familjen time dhe në fund zgjodha me zemër për Shqipërinë. Jam i lumtur dhe krenar që luaj për Shqipërinë, Momenti i veçantë ishte debutimi kundër Hungarisë dhe ndeshja kundër Italisë.

Ëndrra e fëmijërisë? Kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist dhe të luaja në stadiumet e mëdhenj.

Lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje këtu është Dibala, një lojtar sipas meje shumë, shumë i fortë”, tha ndër të tjera Bajrami në prezantimin e tij.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago