sport

Nga debutimi me Interin te dhurata e Messit dhe Pique, rrëfimi special i Manaj

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është duke kaluar një moment të mirë të skuadra e Specias në Serinë A, ku së fundmi është shndërruar ne një titullar të padiskutueshëm.

Në një intervistë për “Il Secolo XlX, lushnjari ka rrëfyer karrierën e tij, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Barcelona dhe Inter.

Të lidhura

None found

Në fillim të sezonit, Manaj mbërriti te Specia nga Barcelona si huazim me të drejtë blerje për 2.7 milionë euro.

DEBUTIMI ME INTERIN- Kam debutuar me Mançinin në moshën 18-vjeçari. Problemi i një lojtari që arrin ato nivele, edhe nëse ka talent, nuk është thjesht që të transferohet te Interi, por të qëndrojë atje. Por, në atë moshë, nuk i kupton mirë si janë gjërat.

KALIMI TE BARCELONA- Një ditë më thirri Abidal dhe Ramos Planes te Barcelona dhe më shpjeguan se qëllimi ishte që të më çonin në “Camp Nou”, duke nisur një rrugëtim nga ekipi B. Si mund t’i thuash jo një klubi kaq të rëndësishëm si Barcelona.

Trajneri Setien, më grumbulloi në ndeshjen e kampionatit kundër Getafes. Kur erdhi Kuman, i nisa përgatitjet e sezonit me gola, por kishte pak vend për mua. Kap pasur fatin që të stërvitem me yjet e futbollit. Mesi më bëri dhuratë fanellën e tij, gjithashtu edhe Pike. Një ëndërr e realizuar.

OFERTAT NË MERKATO- Frejburgu, Anderlehti, Sasuolo, në ditët e fundit Betis, por pas bisedës me drejtuesit e Specias, u binda për t’u transferuar këtu. Nuk mendoj se kam gabuar. Edhe në këtë merkato dimërore, kam pasur oferta për t’u rikthyer në Spanjë, por mendoj vetëm për Specian, jam mirë këtu. Më vonë gjatë verës do të ulem me agjentët e mij dhe do të vendosim cila është më e mira për të dy klubet.

OBJEKTIVAT- Dua shpëtimin me Specian, dhe të ruaj vendim tim në Kombëtare, Reja më ndihmon shumë, flasim shpesh”, u shpreh Manaj. /PANORAMASPORT/

të fundit

NATO Warns Iran: We Are Ready to Confront Any Threat to US Targets in Europe

NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…

2 hours ago

Horoskopi 20 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Edhe pse do të mundoheni të ndërveproni me disa persona njëkohësisht për të harruar një ngjarje të kohëve të…

3 hours ago

Maguire: Manchester United synon të luftojë për titullin e Ligës Premier

Harry Maguire ka deklaruar se në kampin e Manchester Unitedit ekziston besimi se skuadra mund të luftojë për titullin e…

3 hours ago

NATO paralajmëron Iranin: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj objektivave amerikane në Evropë

NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…

3 hours ago

Middle East War/ United Arab Emirates Suspends All Trade and Financial Transactions with Iran

Emiratet e Bashkuara Arabe, një partner kryesor tregtar i Iranit, po pezullon të gjitha transaksionet tregtare dhe financiare me Republikën…

3 hours ago

Former British Sprinter Leon Baptiste Sentenced to Prison in Morocco for Sexual Assault of a Minor

Ish-kampioni britanik i sprintit dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, Leon Baptiste, ndodhet në burg në…

3 hours ago