sport

Nga Botërori me përfaqësuesen organizatore në La Liga, 6 herë kampionët e Spanjës prezantojnë trajnerin e ri

Valencia ka prezantuar Havier Agirren si trajnerin e ri. 67-vjeçari drejtoi së fundmi Meksikën në Botëror. Valencian e merr në një pozitë mjaft të vështirë, duke qenë se ndodhet në vendin e parafundit në kampionat.

DEKLARATA E VALENCIAS:
Valencia ka arritur një marrëveshje me Havier Agirre si trajnerin e ri.

Të lidhura

None found

Trajneri meksikan do t’i bashkohet klubit deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi do të ketë një opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon shtesë.

Havier Agirre(Qyteti i Meksikos, 01/12/1958) mbërrin te Valencia pasi drejtoi kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Botës 2026, ku Meksika arriti deri në fazën e 1/8-ve të finales. Kjo ishte pjesëmarrja e tij e tretë si trajner i kombëtares meksikane në këtë turne, pas edicioneve të zhvilluara në Kore dhe Japoni në vitin 2002 dhe në Afrikën e Jugut në vitin 2010.

Gjatë një karriere të gjatë në pankinë, trajneri i ri i Valencia CF ka drejtuar klube të LA LIGA-s si Osasuna, Atletiko Madrid, Real Zaragoza, Espanjol, Leganes dhe Majorka, si dhe ka pasur eksperienca ndërkombëtare me klube dhe kombëtare në Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Meksikë.

Ndër arritjet e tij kryesore në Spanjë është kualifikimi për Ligën e Kampioneve me Osasunën. Në arenën ndërkombëtare, ai ka fituar Kupën e CONCACAF-it (2009 dhe 2025) dhe CONCACAF Liga e Kombeve (2024-25) me kombëtaren meksikane, ndërsa në vendin e tij ka fituar titullin e Ligës me Paçukan (1999) dhe Ligën e Kampionëve të CONCACAF-it meMonterej (2021).

Havier Agirre do të prezantohet para mediave si trajneri i ri i Valencias këtë të hënë, më 28 shtator, në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit “Mestalla”.

të fundit

Përfundon kontrolli i jashtëzakonshëm në spitalet e Ohrit, Strugës dhe Gjinekologjinë e Shkupit për rastin e pacientes nga Ohri

Inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në spitalet e përgjithshme në Ohër dhe Strugë dhe Klinikën…

8 seconds ago

Gjykata Kushtetuese jep verdiktin për formimin e qeverisë së re

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të mërkurën, më 23 shtator, lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të…

3 minutes ago

Detaje të reja për gjendjen e Musialas pas dy episodeve alarmante të kolapsit

Pas dy episodeve të kolapsit gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, Jamal Musiala i Bayern Munichut është në rrugën e…

9 minutes ago

Gjykata Kushtetuese jep fjalën përfundimtare për legjitimitetin e seancës konstituive dhe Qeverisë së re

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur sot lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, që kishin të…

14 minutes ago

Haxhiu mirëpret ambasadorin e ri të Guinesë, dorëzohen letrat kredenciale

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jorezident të Republikës së Guinesë në Kosovë,…

14 minutes ago

Përplasje e fortë në konferencën për shtyp në Holandë, Van Dijk debaton ashpër me katër gazetarë

Virgil Van Dijk, kapiteni i ekipit kombëtar holandez dhe i Liverpoolit, u përfshi në një debat të ashpër me gazetarët…

22 minutes ago