sport

Neymar me dokumentar në Netflix: Në jetën time ka patur shumë kaos (VIDEO)

Përpara lançimit të një dokumentari të Netflix për jetën e tij, Neymar ka treguar se si seriali me tre pjesë do të japë një pasqyrë të tij dhe jetës së tij.

 

Sulmuesi i Paris Saint-Germain insistoi se perceptimi publik për të mund të ndryshojë me daljen e këtij dokumentari.

 

“Ata që më njohin e dinë se kush jam dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua”, tha Neymar për ‘ESPN’.

 

“Sa i përket atyre që nuk më njohin dhe thjesht flasin keq për mua, unë thjesht i lë mënjanë, por shpresoj që ata të mund ta shikojnë këtë dokumentar dhe shpresoj se mund të ndryshojë idenë e tyre ose imazhin që kanë për mua.

 

“Shpresoj që ata të mësojnë të më pëlqejnë… qoftë edhe pak!

 

“Pak njerëz më njohin se si unë jam. Vetëm miqtë e mi më të ngushtë, familja ime, disa shokë skuadre dhe tani ndihem se mund të tregoj pak më shumë nga jeta ime, se si jam në ditën time, në punë, në shtëpi, si unë jam si baba, bir, vëlla, shpresoj që ky dokumentar t’ua tregojë njerëzve këtë anë.

 

“Është ajo për të cilën kemi punuar, ne po tregojmë të vërtetën, 100 për qind, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”.

 

Seriali është titulluar ‘The Perfect Chaos’, duke pasqyruar historinë dramatike pas brazilianit.

 

“Është quajtur kështu sepse jeta ime ka qenë gjithmonë e tillë”, shpjegoi Neymar.

 

“Që në moshën 6-muajshe, u aksidentova me prindërit e mi dhe atëherë filloi kaosi. Ne u shëruam më pas dhe asgjë nuk më ndodhi.

 

“Pastaj, pasi u bëra futbollist. Sigurisht që kam pasur momente shumë të lumtura, por kam pasur ende shumë kaos në jetën time”.

Neymar nuk i ka fshehur kurrë vështirësitë e tij me vëmendjen që ka pasur, si në Brazil ashtu edhe në Evropë.

 

“Duhet ta kesh kokën drejt, që të mos biesh apo të shkërmohesh”, tha ai.

 

“Familja dhe miqtë janë të rëndësishëm, por edhe shokët e skuadrës janë gjithashtu. Ata janë gjithmonë pas meje, në mënyrë që kur kam një ditë të trishtuar të mund të ndihmojnë me një fjalë ose një përqafim për të më bërë të ndihem më mirë.

 

“Por, mendoj se tani jam i fortë. Unë jam një burrë i fortë, jo vetëm fizikisht, por edhe në kokën time, sepse më duhet të përballem me kaq shumë presion, për shkak të asaj që jam, për shkak të vendit ku luaj.

“Por, unë kam një kokë të fortë tani dhe më është dashur të punoj shumë për ta arritur atë në atë mënyrë dhe mendoj se kjo është gjëja tjetër me të vërtetë e mirë për mua, se jo vetëm që mund të luaj futboll, por jam fokusuar në shëndetin tim mendor”.

 

Neymar aktualisht është jashtë fushës për shkak të lëndimit, por synon një rikthim në lojë në kohë për t’u përballur me Real Madridin në Ligën e Kampionëve./ h.ll/albeu.com

të fundit

Presidenti Begaj pritet në vizitë nga kryeministri hungarez Viktor Orban në Budapest, dy liderët folën edhe për sigurinë në rajon dhe BE

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor…

12 minutes ago

Moti bënë kthesën drastike në këtë ditë të javës? Meterologia bënë parashikimin për 5 ditët e ardhshme

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24…

16 minutes ago

Njihuni me prindërit e Cindy Marina, milionerët që sfiduan Shkodrën dhe Italinë për të qëndruar në Kaliforni

"Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Prindërit e Cindy-t jetojnë…

21 minutes ago

Greqi, kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Ledian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e…

45 minutes ago

Gara për kreun e SPAK, ambasadori gjerman vlerëson Dumanin, apelon për proces transparent e pa ndikim të jashtëm

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar pas hapjes sot të garës për të zgjedhur kreun e ri të…

1 hour ago

“Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”/ Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni linqet e dyshimta

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të…

1 hour ago