Ylli i PSG-së dhe i kombëtares së Brazilit, Neymar JR ka zbuluar se Kupa e Botës, “Katar 2022” do të jetë e fundit për të pasi nuk e di nëse do ketë ende forcë.
Neymar ka qenë pjesa e Brazilit në dy Botëroret e fundit, ato në 2014 dhe 2018 ku nuk ia doli të triumfoi pasi u eliminua respektivisht në gjysmëfinale dhe çerekfinale.
“Unë mendoj se është Kupa ime e fundit Botërore,” tha ylli i Paris Saint-Germain në dokumentarin e ri ekskluziv të ‘DAZN, Neymar & The Line Of Kings’.
“Unë e shoh atë si të fundit tim sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t’u marrë më me futbollin.
“Kështu që unë do të bëj gjithçka për të dalë mirë, të bëj gjithçka për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën time më të madhe që kur isha i vogël. Dhe shpresoj se mund ta bëj”, ka përfunduar 29-vjeçari.
Neymar është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Brazilit, me 69 gola në 113 paraqitje, duke qëndruar vetëm pas legjendës Pele i cili ka 77 gola. /albeu.com
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…
Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.
Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…
Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…
Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…