Kanë pronarët më të pasur në planet, mirëpo “Bardhezinjtë” e Newcastle, nuk mund të shpëtojnë rregullave të forta të UEFA-s.
“Fair-Play Financiar” ka kapur edhe “gjigantët” anglezë, me këta të fundit, që janë të detyruar të shesin, një nga “yjet” e skuadrës për shkak të “borxheve”.
None found
Ndër të sakrifikuarit e skuadrës së teknikut, Eddi Howe pritet të jetë mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes, me këtë të fundit, i cili që prej transferimit nga francezët e Lyon është rikthyer në një “gur themeli”, në mesfushën e Newcastle dhe jo vetëm pasi konsiderohet, një nga më të mirët e kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeccarit vlerësohet në 85 milionë euro, mirëpo kartoni i tij mund të kushtojë edhe më shumë, teksa deri më tani të vetmit, që interesohen, dhe janë të gjendje të përballojnë këtë çmim, janë “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, me teknikun, Luis Enrique që është i “mahnitur” nga “ylli” brazilian.
Ndërkaq, kujtojmë se Newcastle është i detyruar të shesë një nga lojtarët kryesorë të ekipit, pasi në fundin e sezonit, 2022-2023 pësuan një humbje, prej 73.4 milionë paundësh, teksa në njoftimin zyrtar theksohet se të ardhurat e Newcastle janë shtuar me 39% dhe në rast se shitja e Guimaraes nuk arrihet, klubi është i detyruar të shesë njërin prej dyshes, Sven Botman apo Alexander Isak. /abcnews.al
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…