Karriera e Nevil Dedes ka marrë një drejtim të jashtëzakonshëm brenda vetëm pak muajsh. Pas shkarkimit nga Ferizaj, trajneri shqiptar udhëhoqi Egnatian drejt titullit kampion në Shqipëri dhe një arritjeje historike në garat evropiane.
None found
Më 19 prill, Ferizaj vendosi ta largonte Deden nga detyra, ndërsa skuadra ndodhej në luftë për mbijetesë. Megjithëse pati një rrugëtim me ulje dhe ngritje në kampionatin kosovar, ai arriti ta çonte ekipin deri në finalen e Kupës së Kosovës.
Ndarja me klubin nga Ferizaj nuk e mbylli aventurën e tij, por i hapi rrugën një etape të re, e cila do të shoqërohej me rezultate të mëdha.
Më 31 maj, Dede festoi titullin e kampionit të Shqipërisë në krye të Egnatias, pas një ecurie bindëse në fazën “play-off”.
Nën drejtimin e tij, Egnatia dominoi Elbasanin me rezultatin 4-0, fitoi 2-1 ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe mposhti 2-0 Dinamon, duke siguruar kështu trofeun e kampionit.
Rezultatet pozitive vijuan edhe jashtë Shqipërisë. Më 13 gusht, skuadra e drejtuar nga Dede u kualifikua në play-off të Ligës së Evropës, duke shënuar një tjetër moment historik në skenën ndërkombëtare.
Falë këtij kualifikimi, klubi shqiptar e ka të garantuar të paktën pjesëmarrjen në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, pavarësisht se çfarë rezultati do të marrë në raundin pasues.
Për të siguruar një vend në Ligën e Evropës, Egnatia do të përballet në raundin final me Lillestrom. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 20 gusht, me ekipin shqiptar si vendas, ndërsa takimi i kthimit është programuar për më 27 gusht.
Nga shkarkimi në Kosovë te kurorëzimi si kampion i Shqipërisë dhe afrimi me një tjetër sukses evropian, Nevil Dede ka përjetuar një përmbysje mbresëlënëse në karrierë, duke shkruar histori në stolin e Egnatias.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë përgëzuar Listën Studentore për…
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…