sport

“Nëse s’do kisha vajzën, do luftoja në Ukrainë”, Zinchenko shpërthen në lot

Rusia prej më shumë se një javë po vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, sulmet ruse çdo ditë e më shumë po shkaktojnë një numër të lartë viktimash.

Shumë personazhe të njohur edhe në botën e sportit kanë zgjedhur t’iu bashkohen ushtrisë ukrainase dhe të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa disa të tjetër për shkak se dëshirojnë të jenë afër familjeve të tyre nuk mundet të marrin armët dhe të luftojnë në mbrojtje të vendin të tyre.

Të lidhura

None found

I tillë është edhe rasti i lojtarit të Manchester City, Oleksandr Zinchenko, i cili po të mos kishte vajzën e vogël, do të ishte bërë pjesë e ushtrisë ukrainase, për të qenë në vijën e parë të rrezikut.

Në një intervistë për BBC, mbrojtësi thekson se e njeh mirë mentalitetin e patriotëve të tij dhe shtoi se ata preferojnë të vdesin se sa të mos mbrojnë vendin e tyre.

“Ka kaluar një javë prej momentit kur vendi im është në luftë dhe unë nuk mund t’i mbaj lotët. Edhe kur jam në makinë duke u kthyer nga qendra stërvitore, nis edhe të qaj. E kam mendjen gjithnjë atje, e imagjinoj vendin ku jam lindur dhe rritur. Tani nuk ka më asgjë aty, është një hapësirë boshe.

Mund t’iu tregoj me mijëra foto dhe video të secilit prej qyteteve që janë shkatërruar. Kjo është një luftë e vërtetë, çfarë po bëjnë ata atje nuk është e pranueshme dhe duhet ndaluar sa më parë. Njerëzit nga Ukraina më dërgojnë fakte mbi atë që ndodh, janë të uritur, nuk kanë më për t’u ushqyer dhe po flejnë në bunkere.

Të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte për vajzën time apo për familjen edhe unë do të isha në Ukrainë duke luftuar. E njoh mentalitetin e njerëzve të mi, ata do të zgjedhin të vdesin dhe nuk do të dorëzohen. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjatë gjithë jetës sime. Kur shoh njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre, nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj”, u shpreh Zinchenko. / h.ll/albeu.com

të fundit

Klestor Veseli: Today we give voice to the people’s position

Edhe djali i Kadri Veselit, Klestori ka mbështetur protestën në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të dhomave të specializuara në Hagë…

52 minutes ago

Reagim i Elton Guranjakut pas deklaratave të Emiljano Mustës: “Organi më jetik është shtylla kurrizore

Emiljano MustaSikur mos të mjaftonte incidenti mes tifozëve të Elbasanit me mbrojtësin Emiljano Musta, situata u “nxeh” akoma më shumë…

1 hour ago

Floyd Samba shkëlqen në debutim, realizon dy herë në triumfin 5-0 të Manchester Cityt

Si babai, si i biri! Floyd Samba ka bërë një debutim ëndrrash me ekipin e parë të Manchester Cityt, duke…

1 hour ago

Ekrani i Tesla Cybercab ngre shqetësime për ndërhyrjet e shërbimeve emergjente

Taksitë autonome të Teslës, të njohura si Cybercab, tashmë po qarkullojnë në disa pjesë të Floridës dhe Teksasit. Megjithatë, shërbimet…

1 hour ago

Klestor Veseli: Sot i japim zë qëndrimit të popullit

Edhe djali i Kadri Veselit, Klestori ka mbështetur protestën në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të dhomave të specializuara në Hagë…

2 hours ago

Kurti praises Visar Morina and the film “Shame and Money

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar regjisorin Visar Morina dhe filmin e tij “Shame and money”, duke treguar se…

2 hours ago