Milani është duke bërë gjithçka në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Oliver Giroud. Sulmuesi i Chelsea-t është dëshira e madhe e kuqezinjve për repartin e avancuar. Sidoqoftë, drejtuesit e “Djallit” kanë edhe një plan B nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e francezit dhe alternativa është Edin Dzeko.
Milan i ka ofruar sulmuesit një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2023 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër. Për të mos u kapur në befasi, “Djalli” është duke parë me kujdes edhe emrin e Edin Dzekos, por edhe për sulmuesin boshnjak situata nuk duket e thjeshtë, pasi pretendimet financiare nga ana e lojtarit janë më të larta se ato që ka Giroud. Drejtuesit e Milanit ndërkohë kanë vendosur të blejnë përfundimisht Sandro Tonalin.
Akordi përfundimtar mes klubit dhe Breshias, që zotëron kartonin e mesfushorit, është 10 milionë euro, pavarësisht pretendimeve që kishte klubi, që kërkonte 15 milionë euro. Sa i takon sulmit, gjatë javës drejtuesit e Milanit do të përpiqen që sa me shpejt të zgjidhin çështjen e sulmit.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori, është regjistruar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.…
Spanja dhe Portugalia, janë goditur veçanërisht rëndë, me afërsisht 1% të të gjithë Gadishullit Iberik të djegur, sipas shkencëtarëve të…
Në 24 orët e fundit, janë raportuar 14 vatra zjarri në vend. Tre prej tyre vijojnë të jenë aktive, dy…
Janë zbardhur emrat e dy prej të arrestuarve mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mësohet se bëhet fjalë për Erald…
Ylli i famshëm i filmave të Krishtlindjes “Home Alone”, Macaulay Culkin, ka treguar detaje tronditëse nga fëmijëria e tij, duke…
Gjykata britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar…