Real Madrid po rikthen vëmendjen tek ish-lojtari i tyre, mbrojtësi i Milanit dhe i përfaqësueses franceze, Theo Hernandez, sipas raportimeve të fundit nga gazeta sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Los Blancos po konsiderojnë Theon si një variant më të arritshëm në tregun e transferimeve, pasi përballen me sfidën e vështirë të negociatave me Bayern Munich për Alphonso Davies.
Informacionet që po qarkullojnë tregojnë se klubi mbretëror është i përgatitur të hedhë në tavolinë një ofertë prej më shumë se 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Hernandezit në fund të sezonit aktual.
Theo, i cili ishte pjesë e Real Madridit në të kaluarën, u transferua në Milan në vitin 2019 dhe ka arritur të stabilizohet si një nga figurat më të shquara dhe të vlerësuara në skuadrën italiane.
Me një kontratë që zgjat deri në 2026, mbrojtësi 26 vjeçar ka treguar përsëri talentin dhe kontributin e tij të çmuar për Rossonerët këtë sezon, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime në të gjitha garat.
Vështirë se Milani do ta lëshojë Hernandezin, ndërsa nuk përjashtohet se mund të kërkojë Ferland Mendyn dhe para në këmbim. /Telegrafi/
Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka komentuar për të dashurën e tij…
Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e sotme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre…
Duket se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, do të vijonë të jenë të tensionuara. Ministri i…
Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.…
Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për…