Albion Rrahmani tashmë është pajisur me pasaportë shqiptare, pas dekretit të firmosur dhe miratuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky vendim i hap rrugë sulmuesit shqiptar nga Kosova që të mos llogaritet si ekstrakomunitar në Serie A, ku do të aktivizohet me Venezian.
None found
Çështja ka nxitur reagimin e Tefik Osmanit, përgjegjësit të skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Përmes një postimi publik në “Story”-n e profilit të tij në Instagram, Osmani i ka drejtuar një mesazh presidentit Begaj. Ai kërkon të dijë përse procedurat për lojtarët e Kosovës përfundojnë me shpejtësi, ndërsa futbollistët e rinj shqiptarë duhet të presin miratimin e VKM-së.
POSTIMI I TEFIK OSMANIT:
“Zoti President i Republikës,
Po ju drejtohem publikisht për të kërkuar një përgjigje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e futbollit shqiptar, dhe jo për të kërkuar ndonjë favor.
FSHF-ja ka paraqitur dokumentacionin për rreth 10 djem dhe vajza me potencial të madh, të cilët mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë. Përgjigjja që na është dhënë është se ligji ka ndryshuar dhe se duhet të presim VKM-në.
Dua ta bëj të qartë se FSHF-ja e mbështet plotësisht pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarëve me origjinë nga Kosova. Për më tepër, kemi punuar dhe kemi arritur marrëveshje me Italinë pikërisht për të shmangur që lojtarët shqiptarë të konsiderohen ekstrakomunitarë.
Pikërisht për këtë arsye, lind një pyetje e rëndësishme:
Si shpjegohet që procedura për një futbollist të Përfaqësueses së Kosovës, si Albion Rrahmani, mund të përshpejtohet dhe të mbyllet, ndërsa dokumentet e lojtarëve dhe lojtareve që FSHF-ja synon t’i afrojë me Kombëtaret e Shqipërisë mbeten vazhdimisht në pritje?
Nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj Rrahmanit apo ndaj lojtarëve të Kosovës. Përkundrazi, këtë proces e mbështesim. Ajo që kërkojmë është që të njëjtit seriozitet, të njëjtën vëmendje dhe të njëjtin ritëm t’u kushtohet edhe talenteve që mund të luajnë me fanellën kuqezi.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për dokumente që mund të presin pa afat. Bëhet fjalë për fëmijë dhe të rinj që kanë një moshë të caktuar, një cikël të përcaktuar të kombëtareve dhe një periudhë vendimtare në zhvillimin e tyre.
Nëse shteti arrin të gjejë një zgjidhje urgjente për një futbollist që përfaqëson Kosovën, përse e njëjta zgjidhje nuk mund të zbatohet me të njëjtën shpejtësi edhe për lojtarët që presin të luajnë për Shqipërinë?
Në fund, rreziku është shumë më i madh se vonesa e një dosjeje. Mund të humbasim talente që Shqipëria i ka zbuluar, i ka ndjekur dhe dëshiron t’i ketë pjesë të saj.
Do të ishte paradoks që një talent të mos e humbnim në fushën e futbollit, por gjatë pritjes për përfundimin e një procedure administrative.
Me respekt,
Tefik Osmani.”
Pas 10 vitesh së bashku dhe tetë vitesh martesë, këngëtarja dhe aktorja franceze Vanessa Paradis dhe regjisori e shkrimtari Samuel…
Volkswagen mund të jetë duke përgatitur kamionçinën e parë të ndërtuar posaçërisht për tregun amerikan, në kuadër të një strategjie…
Prodhuesi britanik i makinave luksoze Aston Martin ka vendosur të shesë kontrollin e shumicës së të drejtave të markës së…
Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka bërë të ditur datën dhe orën e ceremonisë së lamtumirës së fundit…
Policia e Kosovës ka ndarë 14 automjete të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e efikasitetit në…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me spotin qeveritar të publikuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit,…