sport

Nënshkrimi i preferuar i Klopp tek Liverpooli është një lojtar që e morën pa para

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar nënshkrimin e tij favorit që prej kohës kur ai është ulur në stolin e klubit anglez.

Klopp u emërua në krye të stolit të klubit në vitin 2015 dhe që nga atëherë i ka udhëhequr ata drejt një titulli të Ligës Premier, një titulli të Ligës së Kampionëve dhe një titull të FA Cup.

Të lidhura

None found

Ky sukeses u bë i mundshëm falë nivelit të lartë të lojtarëve në skuadër, duke përfshirë këtu emra si Virgil Van Dijk, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Andy Robertson të cilët e ndihmuan klubin që të fitojë trofe brenda dhe jashtë vendit.

Sidoqoftë, përkundër faktit se shpenzuan rreth 150 milionë euro për të transferuar lojtarë, nënshkrimi i preferuar i Klopp gjatë viteve aktualisht nuk i ka kushtuar klubit asnjë cent në aspektin financiar.

“Është Trent Alexander-Arnold. Ne nuk kemi pasur nevojë që ta transferojmë atë, por Pep Ljinders, asistenti im, e solli atë dhe më tha: ‘Ai ka luajtur si numër 6 për mua. Ai ka luajtur si mbrojtës, ka luajtur në krahë të djahtë, në krahë të majtë’”, ka thënë Klopp kur u pyet për nënshkrimin e preferuar.

“Ai më pas erdhi por aty kishte vetëm një problem: Trent nuk ishte i gatshëm fizikisht. Por ai ishte një fëmijë kështu që nuk ishte fizikisht gati por ne e pamë menjëherë se çfarë futbollisti i mençur ishte”.

“Ne duhej të punonim me të në aspektin fizik, por pastaj ai u rrit vet në një mënyrë të pabesueshme që ishte e bukur për t’u parë. Ai më pas bëri gabime, por nuk u dorëzua asnjëherë”, u shpreh Klopp.

Alexander-Arnold numëron afër 300 paraqitje për “Të Kuqtë” që prej se iu dha mundësia të debutojë me ekipin në vitin 2016.

Klopp gjithashtu kishte marrë vendim pak para fillimit të sezonit 2023/24 që ta emërojë anglezin si zëvendëskapiten të ekipit, gjë që i ndihmoi atij që të bëhet një lider i ekipit./Telegrafi/

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

3 minutes ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

7 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

9 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

9 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

15 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

26 minutes ago