Categories: sport

Nedim Bajrami: Shpresoj të luaj dhe të shënoj në këto dy ndeshje

Sot në konferencën për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren foli edhe mesfushori Nedim Bajrami, i cili mund të quhet prurje e re për kuqezinjtë pasi vetëm në Shtator debutoi me fanellën kuqezi.

Nga kompleksi Tropikal, aty ku foli para gazetarëve, lojtari shqiptar nga Maqedonia tha se është i lumtur që rikthehet me kombëtaren dhe se do të jape maksimumin.

Të lidhura

None found

“Duhet ta përgatisim lojën shumë mire dhe të futemi me bindje për të fituar ndaj Hungarisë. Kam shënuar 2 gola në Serinë A, jam në formë, nuk mendoj se kemi presion, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë dhe të bëjmë më të mirën”.

Reja çfarë kërkon më shumë nga ju?

“Kam biseduar me trajnerin, më ka kërkuar të luaj më shumë edhe pa top edhe me top. Te Empoli jemi tre shqiptarë, jemi mirë e shpresoj që edhe Asllani të luajë më shumë. Nuk ka rëndësi numri i fanellës, dua të futemi në fushë e të fitojmë ndeshjet”.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria që të marrë maksimumin nga këto dy ndeshje?

“Loja nis 0-0 dhe ne duhet të bëjmë lojën tonë, nuk duhet të shikojmë të tjerët por të bëjmë ndeshjen tonë. Me trajnerin kam biseduar dhe duhet të punoj shumë edhe pa top me kombëtaren sepse te Empoli luaj më shumë pa top përpara”.

Presioni është larguar te Empoli, po këtu a mund të shënosh në ndeshjen e tretë?

“E vendos Reja se kush do të luajë, nëse do të jem në fushë shpresoj të bëj maksimumin e ishalla me një gol”, tha mesfushori shqiptar, Bajrami.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago