sport

Në vitin 2009 një futbollist kishte humbur këmbën nga rrufeja, kjo ishte arsyeja që danezët kërkuan shtyrjen e ndeshjes

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në kuadër të fazës së 1/8 së finales ishte suspenduar përkohësisht për shkak të goditjeve të rrufesë mbi qiellin e stadiumit “Signal Iduna Park”.

Lojtarët e Danimarkës dukeshin të etur që ndeshja të ndalonte, sapo qielli u ndriçua si pasojë e goditjeve nga rrufeja.

Të lidhura

None found

Nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Michael Oliver e suspendoi ndeshjen, me lojtarët që morën rrugë drejt dhomave të zhveshjes, por ndeshja filloi sërish pas 15 minutave.

Gazetari Klaus Egeland ka shpjeguar përse lojtarët danezë reaguan në atë mënyrë ndaj rrufesë sa që dëshironin që ndeshja të ndalonte.

Ai shpjegoi në rrjetet sociale se shumë lojtarë të Danimarkës e dinë rastin e Jonathan Richter, i cili ishte goditur nga rrufeja në vitin 2009.

Ai shtoi se trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand në atë kohë ishte në krye të Nordsjaellandit kur Richter humbi një pjesë të këmbës së tij.

Siç ishte raportuar në vitin 2009, familja e Richter kishte konfirmuar se lojtari ka humbur këmbën e tij, gjashtë javë pasi u godit nga rrufeja në fushë.

Ky incident i tmerrshëm kishte ndodhur më 20 korrik kur Nordsjaelland po luante ndaj Hvidovres. Richter kishte mbetur në koma për 10 ditë.

Numri i tij i fanellës ishte pensionuar nga klubi ndërsa lojtari ishte detyruar të pensionohej në moshën 24-vjeçare.

Tani si 39-vjeçar, ai punon në bordin e klubit danez FC Graesrodderne, të cilët bëjnë gara në kategorinë e katërt të futbollit danez.

Zhurma që u krijua mbrëmë gjatë ndeshjes mund të dëgjohej edhe në prapaskenë pas vetëm 35 minutave lojë gjë e cila detyrua gjyqtarin të ndalojë menjëherë ndeshjen.

Pasi të gjitha palët pritën që moti të qetësohej paksa, Oliver i urdhëroi të dy ekipet kombëtare që të kthehen sërish në fushë për të vazhduar ndeshja aty ku mbeti, me Gjermaninë që në fund doli fituese me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Këlcyrë Resident Saves 10-Year-Old Tourist Swept Away by Current

Një 10-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në Ujin e Zi në qytetin e Këlcyrës. Situata është parandaluar nga një banor…

22 seconds ago

Day 51 of Protest Against Rama, Citizens Gather Outside Parliament: Let Us Meet Again on the 23rd, This Is the “Parliament of Crime”

Në ditën e 51 qytetarët nuk janë ndalur, por protestojnë kundër kastës së korruptuar politike. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit…

47 seconds ago

Madrid në festë madhështore, afro 2 milionë njerëz pritën kampionët e rinj të botës

Spanja po feston fitimin e titullit të dytë në histori të Kupës së Botës, pasi në finalen e madhe mposhti…

1 minute ago

Elbasan Shooting Leaves Three Injured: Gunman Abandons Pistol While Being Chased by Officer and Escapes

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e…

1 minute ago

Vapa dhe sezoni i korrjeve rrisin numrin e ndërhyrjeve të zjarrfikësve në Tetovë

Rritja e temperaturave por edhe korrjet nëpër fusha kanë shtuar numrin e intervenimeve nga ana e zjarrfikësve. Në ditë kryhen…

2 minutes ago

Andy Burnham Forms New British Cabinet and Appoints Heads of Key Ministries

Ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, do të marrë detyrën e Kancelarit të Thesarit në qeverinë e re të drejtuar…

2 minutes ago