Categories: sport

Në Supreme kërkohet të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm për Edmond Lajqin, ai thotë se nuk ishte në gjendjen e tij kur ndodhi vrasja

Të enjten, në Gjykatën Supreme, u shqyrtua kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e paraqitur nga mbrojtja e Edmond Lajqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gj.U.

Në këtë seancë, avokatja e familjes Ukella, Fehmije Gashi-Bytyqi, kërkoi që dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Lajqit të mbetet në fuqi. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës Gj.U., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Lajqit, avokati Feim Alaj, kërkoi që çështja të rikthehet në rigjykim ose të ndryshohen aktgjykimi i shkallës së parë dhe ai i shkallës së dytë.

Vetë Edmond Lajqi u kërkoi falje familjarëve për rastin, duke deklaruar se kishte qenë nën ndikimin e barnave. Ai tha se në momentin kur kishte ndodhur ngjarja, nuk kishte qenë vetvetja.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme në këtë çështje përbëhet nga Bashkim Hyseni si kryetar, si dhe Mejrem Memaj dhe Agim Maliqi si anëtarë.

Më 27 dhjetor 2024, Gjykata Themelore në Pejë e shpalli Lajqin fajtor për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, duke i shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm. Më pas, edhe Gjykata e Apelit mori vendim me të cilin vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024, Lajqi e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë më 19 nëntor 2024 ndaj Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 e vrau bashkëshorten e tij në Pejë.

Tags: Edmond Lajqi

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

2 hours ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

2 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

2 hours ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

2 hours ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

2 hours ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

2 hours ago