sport

Në stërvitje me klubin por Broja mbeti jashtë Kombëtares, trajneri i Evertonit zbulon kur kthehet

Armando Broja mungoi edhe në grumbullimin e fundit për këtë vit të Kombëtares shqiptare, në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Sulmuesi nuk është kthyer ende në stërvitje të plotë me Evertonin por duket se të paktën me klubin e tij shumë shpejt mund të jetë në gatishmëri për të luajtur.

Këtë e ka pranuar në konferencë për shtyp edhe trajneri i klubit anglez, Shon Dajç, i cili pranoi se kishte filluar integrimi i ngadaltë i Brojës në punë me skuadrën, që do të kthehej në përditshmërinë e tij pas pauzës së Kombëtareve

Të lidhura

None found

“Ai është përfshirë në pjesë të stërvitjes. Por thjesht ka qenë episodik, thjesht që të kishte një ndjesi të topit dhe asgjë tjetër përveç kësaj në këtë pikë.

Kjo i jep mundësinë për të njohur lojtarët pasi ai erdhi i dëmtuar dhe të gjithë e dinë, ndërsa ka punuar shumë mirë, duke bërë gjithçka për riaftësimin me stafin mjekësor. Por kjo ishte thjesht për t’i dhënë një mundësi të ishte rreth lojtarëve në fushë.

Koha është e duhura, në aspektin që ai po i afrohet rikthimit, por padyshim me ndërprerjen për kombëtaret bëhet e vështirë pasi të gjithë shpërndahen përsëri. Por atij do t’i duhet një program ndeshjesh, padyshim.

Po e çojmë drejt pikës së stërvitjes, nuk është ende atje, por javën tjetër shpresojmë të jetë më e mundshme. Kur të gjithë të kthehen nga kombëtaret, ai do të jetë në stërvitje të potë”, tha Dajç para gazetarëve duke shpjeguar situatën e Brojës.

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

2 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

8 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

8 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

11 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago