Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë fatet e tyre.
Kuqezinjtë, për shkak se në edicionin e kaluar u renditën të fundit në Grupin e tyre në Ligën B të kompeticionit, zbritën një kategori më poshtë, pikërisht në Ligën C.
Në këtë ligë në momentin e shortit, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë duke qenë se është një prej skuadrave me koeficientin më të lartë në Ligën C.
Në këtë vazo, bashkë me kombëtaren tonë janë Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërsa në vazot e tjera te kësaj lige janë Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino, si dhe skuadrat fituese nga playoffi Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.
Ndërsa Kosova është në Ligën B dhe është pozicionuar në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa skuadrat e tjera në Ligën B janë Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Bosnje Hercegovina, Austria, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.
Procedura e Nations League parashikon që fitueset e Ligave ngjiten në kategori, pra shkojnë një Ligë më lart, ndërsa ato të vendeve të fundit zbresin një ligë më poshtë, po kështu ka edhe ndeshje playoffi për ligat C/D.
Edicioni i pestë i Nations League, do të nisë dhe risia është që 4 sfidat e para do të zhvillohen në periudhën 24 shtator deri në 6 tetor, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen në 12-17 nëntor të 2026.
Në 25-30 mars të 2027, do të luhen ndeshjet çerekfinale të kompeticionit dhe ndeshjet e playoffit për rënien apo ngjitjen në kategori të Ligave A dhe B.
Në 23-28 mars do të luhen ndeshjet e Playoff të Ligave C e D. Faza finale e edicionit të pestë të Nations League, do të luhet në 9-13 qershor të 2027.
Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…
Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…
Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…
Ditën e sotme, aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…
Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të…