Categories: sport

Në prag të derbit, Daja: Jemi në presionin e marrjes së rezultatit

Një derbi jo si gjithë të tjerët. Pas 9 vitesh rikthehet Dinamo-Partizani me Ilir Dajën që ndryshe nga 2008-ta kur mposhte të kuqtë dhe fitonte titullin në stolin e bluve, këtë herë është nën drejtimin Partizanit me objektivin për t’i vendosur stërkëmbëshin e parë Dinamos dhe për të tentuar suksesin e parë për këtë sezon në stolin e Partizanit.

Derbi, Dinamo–Partizani – “I rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me 9 lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do duhet të luftoj kundër ish-skuadrës time. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikohen, por janë ndeshje për  t’u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar”.

Ndeshja ndaj Dinamos – “Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne”.

Presioni i rezultateve – “Kjo tregon se jemi akoma në presionin e marrjes së rezultatit, pasi edhe lojtarët janë njerëz me ndjenja, edhe gabojnë. Nëse nuk do kishim këto lloj fajesh, do kishim 3-4 pikë më shumë dhe do ishim në vend të parë a të dytë. Ajo që na jep garanci është loja që kemi bërë ndaj vendeve të para të sezonit të shkuar. Në pjesën më të mirë të ndeshjeve kemi dominuar”.

Gjendja e skuadrës dhe formacioni – “Damçevski ka një javë që mungon për shkak të një infeksioni. Nuk është gati, pasi ka vetëm 2-3 ditë. Për të tjerët nuk them dot kush luan në formacion. Kemi edhe një seancë stërvitore. Gjërat te Partizani nuk bëhen rastësisht, as nga dëshpërimi. Pashë që thuhej se skema ishte ndryshuar nga dëshpërimi. Lojtarët e treguan më së miri.  E kemi përgatitur ndeshjen, nuk jemi nga ato stafe që e vendosim formacionin ditën e lojës. Nëse ndryshohet skema, u thuhet, lojtarët e dinë ku do të luajnë, ndryshe nuk u kërkojmë dot llogari për situata të ndryshme”.

Derbi me Dinamon – “Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshja jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet. Tentojmë të përdorim disa module, duke u përshtatur me lojtarët që kemi dhe mungesat që në këtë periudhë që po kalojmë janë të shumta. Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por manovra që duhet të jetë e automatizuar. Duhet të jemi fleksibël për çdo situatë”.

Barazimet e shumta – “Kjo tregon që diferencat nuk janë të mëdha. Dinamo e Egnatia kanë investuar në merkato, kanë marrë lojtarë të mirë. Kjo rrit rivalitetin, e tregoi java e shkuar me 5 barazime. Nuk ka diferenca të mëdha, edhe në klasifikim ekipet janë të ngjeshura. Ne nuk kemi marrë pikët që donim, por jemi tre pikë larg ekipeve të tjera. Do jetë pak a shumë si kampionati i vjetshëm. Rivaliteti do jetë i madh, mes 6-7 ekipesh”.

Përgjegjësia – “Presidenti po bën investim gjigant dhe nuk na ka munguar gjë. Për rezultatet teknike përgjigjet stafi teknik, jo presidenti. Përgjegjësia për lojën dhe rezultatet merret nga ne. Ai ka thënë që është i kënaqur nga loja”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

të fundit

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ditën e sotme, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, do t’u drejtohen sërish ulëseve të tyre në përpjekjen e…

11 minutes ago

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo,…

41 minutes ago

Liri me kusht edhe për të dënuarit e përjetshëm, ku ndryshon Kodi Penal/ Çfarë përmban drafti i propozuar

Ditën e djeshme, Ministria e Drejtësisë prezantoi draftin e ri të Kodit Penal, i cili do t’i nënshtrohet një procesi…

50 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë…

2 hours ago

Parashikimi i motit 26 Korrik 2025/ Temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme  dhe të nxehta me temperatura…

2 hours ago