Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të të kampionatit shqiptar, ku Vllaznia mori një pikë përballë Teutës në garën për një vend në europë, ndërkohë Partizani ngec ndaj Skënderbeut.
Vllaznia u ndal në barazim 1-1 ndaj Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa skuadrat nuk arrijnë dot të marrin fitoren prej disa javësh.
Goli i Liridon Latifit i shënuar me penallti në minutën e 60-të do ti jepte avatazhin kuqebluve, në një takim që ishte i luftuar mes dy ekipeve, teksa kampionët në fuqi i shpëtoi nga humbja Ivanovic që shënoi në minutat shtesë të takimit.
Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e 5-të në klasifikim me 41 pikë, ndërkohë Teuta rrezikon seriozisht “Play-Off” pasi është vetëm 2 pikë më shumë se Egnatia e vendit të 8-të.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Elbasan Arena” Partizani nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 0-0 me Skënderbeun, duke bërë kështu një hap fals në garën për europën.
Një takim pa shumë histori mes dy ekipeve në të cilën munguan edhe rastet e pastra për shënim. Skuka-Junior nga njëra porte dhe Berisha-Mara nga krahu tjetër nuk mundën të dërgonin topin në rrjetë.
Demat dhe korçarët u pajtuan me rezultatin 0-0 dhe më nga një pikë, teksa renditja e ujqërve të dëborës vazhdon të jetë në fundin e tabelës me 21 pikë, ndërsa të kuqtë mbajnë vendin e 4-të me 42 pikë./ h.ll/albeu.com
Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për ta…
Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, krim i ndodhur në vitin 2014, ka…
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa është paraqitur në SPAK…
Ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi është përplasur sot në rrjetet sociale me ish deputetin dhe ministrin socialist Arben Malaj, lidhur…
Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku…