Pele mbetet në një gjendje kritike në spitalin e Sao Paulos dhe Santos sot njoftoi zyrtarisht se një kurorë i është shtuar simbolit të tij për nder të mbretit të tyre.
Vendimi ishte marrë që në nëntorin e kaluar, përpara problemeve shumë të rënda shëndetësore që e kanë mbajtur në spital prej një muaji, por tashmë është zyrtarizuar.
None found
Tani e tutje fanellat e Santos do të kenë simbolin e ri të klubit, i cili në thelb do të jetë i njejti, por me një kurorë mes dy yjeve.
Yjet i re3ferohen dy ndërkontinetaleve që klubi fitoi në 1962 dhe 1963 dhe kurora është nderimi i përjetshëm i klubit për Pele.
Embelma e re është prezantuar zyrtarisht sot, ndërkohë që duhet theksuar se në të kaluarën ka pasur veprime të ngjashme nga Santos për nder të Peles, megjithatë të mëparshmet kishin të bënin vetëm me fanellën e numrit 10.
Në vitin 2011, fanella e Copa Libertadores e Paulo Enrique Ganso, e veshur me numrin 10-të, kishte një kurorë brenda, ndërsa në vitin 2019 kurora u vendos mbi stemën e klubit dhe përsëri vetëm në fanellën me numër 10-të./
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…