sport

Në janar vendoset nëse do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, nuk ka dhënë ndonjë mendim rreth projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar. Por, ai ka thënë se diskutimi nëse Kosovës i duhet një stadium gjigant apo jo, do të bëhet në janar. Në konferencën për media të mbajtur të martën, ministri Çeku ka thënë se një stadium si ai në projekt kushton për t’u ndërtuar dhe për t’u mirëmbajtur.

Stadiumi Kombëtar është një projekt gjigant, që është prezantuar për herë të parë në mars të vitit 2014. Ai vazhdon të mbetet vetëm në letër, por po “tret” paratë e buxhetit të shtetit.

Të lidhura

None found

Është raportuar se për studimin e fizibilitetit janë ndarë mbi 1.4 milionë euro. Ministri Çeku më herët pati thënë për KOHËN se MKRS-ja nuk e ka studimin e fizibilitetit dhe se rasti është dërguar në krime ekonomike dhe në prokurori.

“Në janar do ta ftojmë një organizim të krerëve të sportit në Kosovë, do të jetë një tubim ku do t’i diskutojmë çështjet me rëndësi kombëtare në sport. Nga aty duhet ta nxjerrim strategjinë kombëtare të sportit. Ne duhet bashkërisht të marrim vendim nëse Kosova duhet t’i hyjë aventurës për ta ndërtuar një stadium nacional, që kushton shumë, jo vetëm ndërtimi, por edhe mirëmbajtja, apo këto mjete t’i shfrytëzojmë për të rregulluar infrastrukturën, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte tjera. Dua t’i dëgjoj të gjithë, sidomos profesionistët, por edhe ata që ndikohen më së shumti në atë stadium, pra komuniteti i futbollit dhe të tjerët. Dhe në fund do të vendosim bashkërisht, por besoj se në muajin janar do t’i vendosim pikë kësaj çështjeje, ta ndërtojmë, apo nuk do ta ndërtojmë stadiumin”, ka thënë Çeku në konferencën e fundit për këtë vit.

Kosova aktualisht ka vetëm një arenë të futbollit që plotëson kriteret ndërkombëtare, stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Nuk dihet se kur do ta ketë për shfrytëzim stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Punët për renovimin e tij nuk duken afër përfundimit.

Premtohet përfundimi i punimeve në stadiumin e Gjilanit

Ka pasur shumë zhurmë e pak zhvillime për stadiumin kombëtar. Tema ishte aktualizuar kur Kosova po korrte suksese dhe kur “Fadil Vokrri” po mbushej me shikues. Por aktualisht interesimi për ndeshje të Kosovës nuk është as afërsisht si vite më parë.

Fillimisht ishte vendosur që stadiumi të ndërtohej në Bërnicë të Prishtinës, kurse më pas u ndërrua lokacioni dhe u zhvendos në Korroticë të Drenasit.

Stadiumi Kombëtar duket projekt tejet ambicioz, duke marrë për bazë infrastrukturën në qendra të ndryshme të vendit. Në Gjilan për shembull.

Ministri Çeku pranoi se investimet kapitale janë sfidë për institucionin që e udhëheq.

Një projekt që ka mbetur pa u përfunduar është ai i rinovimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit. Edhe në stadiumin në Gjilan punët është dashur të përfundojnë shumë më herët.

Çeku është shprehur optimist se stadiumi në Gjilan do të përfundojë shpejt.

“Sot e kemi marrë një lajm për mua goxha inkurajues nga kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili e ka intensifikuar komunikimin me operatorin që po i kryen punimet e stadiumit në Gjilan, problematikë e trashëguar, të cilën ne kemi përgjegjësi për ta kryer sa më shpejt që është e mundur. Shohim një lloj interesimi edhe nga operatori për shkak të një presioni që po i vjen tash edhe nga kryetari i komunës, ku së shpejti do ta kemi një takim të përbashkët. Do të përfshihet edhe ministri i Financave për të ofruar garanci të plotë, që nëse punët ecin me dinamikë të shpejtë, buxheti është në dispozicion dhe do t’i paguajmë të gjitha obligimet këtij operatori, sepse nuk duam të shkojmë në opsionin e shkëputjes së kontratës. Ajo pastaj na detyron të hyjmë në procedura të reja të prokurimit. E kemi marrë me prioritet, kryetari i komunës e ka marrë me prioritet dhe do t’i japim dinamikë për ta kryer sa më shpejt stadiumin e qytetit të Gjilanit”, është shprehur Çeku.

Çeku thotë se është rritur përkrahja për federatat

Ministri Çeku ka numëruar disa projekte të përfunduara, ndër to edhe Qendrën Nacionale të Xhudos. Por ka shtuar se janë 37 projekte të investimeve kapitale në sport që janë në vazhdim e sipër. Me buxhetin e vitit 2022 planifikohet të përfundojnë të paktën 15 prej tyre.

Çeku në konferencë ka folur edhe për përkrahjen ndaj federatave sportive.

“Rreth 455 mijë euro është shuma shtesë që kemi siguruar vetëm javën e kaluar për federatat e sportit. Brenda programit të ringjalljes, sporti dhe sportistët kanë përfituar 2.28 milionë euro. 27 federata, përfshirë KOK-un, 214 klube sportive dhe 178 sportistë. Mbështetja e përgjithshme për KOK-un, federatat, klubet dhe sportistët gjatë vitit 2021 është 6.35 milionë euro. Kjo paraqet një rritje prej 57 % krahasuar me vitin 2020, ndërsa 51 % rritje në krahasim me vitin 2019. Mbështetja e përgjithshme për federatat gjatë vitit 2021 është mbi 4 milionë euro, rritje prej 115 % krahasuar me vitin 2020 dhe 60 % me vitin 2019”, është shprehur Çeku në konferencën për media, duke numëruar edhe disa të arritura tjera të MKRS-së.

“Viti 2022 do të na gjejë me strategjinë dhe planin e veprimit për zhvillimin e sportit, programin afatgjatë për funksionalizimin e ligave sportive në gjitha shkollat e vendit. Përfundimin e projekteve të trashëguara dhe nisjen e disa projekteve të reja kapitale, programin për brendimin ndërkombëtar të Kosovës si shtet i xhudos, formulën e re të financimit të klubeve sportive nga shteti, përfshirë edhe trajnerët dhe politikën e re të kategorizimit, vendosjen e rregullsisë financiare dhe rilicencimin e federatave sportive”, ka thënë Çeku.

të fundit

Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani me synimin për të tejkaluar suksesin e parë

Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…

2 hours ago

Protester accuses FNSH officers of hitting him with stones and spraying gas in his eyes: I will return to demand my rights

Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…

2 hours ago

45-year-old wounded by gunfire in Shkozë; suspected perpetrator identified and wanted by police

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…

2 hours ago

“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”/ Elvana Gjata thirrje kundrejt protestuesve: Protesto, bashkohu në protestë por mos shkatërro

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…

2 hours ago

Ajeti shënon ndaj Crvena Zvezdës, Lugano fiton pas përmbysjes së madhe

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…

2 hours ago

Guler ndryshoi ritmin, ndërsa “rebelimi i organizuar” i Mourinhos i dha Realit përmbysjen ndaj Romës

Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…

3 hours ago