Raportimet nga Argjentina e bëjnë fakt të kryer se ish-sulmuesi i Napolit, Ezekel Laveci, është shtruar në spital si rezultat i overdozës (varësia nga droga). Aktualisht thuhet se ai është në terapi intensive në spitalin “Zabala” në Buenos Aires.
Aludimet në fjalë janë mohuar në mënyrë kategorike prej djalit të Lavecit, Tomas, i cili është shprehur: “Babai im është mirë dhe po trajtohet, mos shpikni gjëra që nuk janë të vërteta.
Ai nuk e teproi dhe asgjë nga ato që thonë nuk është e vërtetë. Këtë po ua them të gjithë atyre që janë të shqetësuar sinqerisht për të. Mjaft më, ndaloni së shpikur versione të rreme të asaj që ndodhi”, u shpreh Tomas Laveci.
Ende nuk ka një version zyrtar për gjendjen e ish-lojtarit të përfaqësueses “albiçeleste”. 38-vjeçari i dha fund futbollit të luajtur në vitin 2020, ndërsa klubi i fundit në të cilin u aktivizua si profesionit ishte Hebei në Kinë. /panoramasport/
Grupimi Qytetar kundër Projektit TID në Durrës, ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para Bashkisë. Anëtarët e familjeve…
Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe ditën e sotme në juglindje të vendit. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i fundit është…
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, u paraqit mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK. Ai qëndroi…
Serge Gnabry do të jetë një lojtar i Bayern-it deri në 2028-ën. Klubi bavarez lajmëroi pak çaste më parë rinovimin…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për…
Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dhënë masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t,…