sport

Në Angli të çmendur pas brazilianit të Realit, por kërkesat e madrilenëve kapin “tavanin”

Real Madridi po kalon një transformim të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, tani trajner i Brazilit, klubi ka zyrtarizuar edhe transferimet e Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen. Por ka edhe zëra për largime të mundshme, veçanërisht ai i Rodrygos.

Talenti brazilian, i cili mbërriti në Madrid në vitin 2019, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier Ligës, përfshirë Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn.

Ndërsa shtypi spanjoll po raporton një takim të afërt midis Rodrygos dhe Alonsos për të diskutuar të ardhmen e tij, “The Athletic” në Angli shkruan se lojtari mund të jetë një përparësi për Mikel Artetën, trajnerin e “Topçinjve ”.

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes me 14 gola dhe 10 asiste në 51 ndeshje, Rodrygo vazhdon të vlerësohet shumë, me një çmim tregu prej 90 milionë eurosh.

Me Vinicius dhe Kylian Mbappe që udhëheqin sulmin për Realin, e ardhmja e Rodrygos mund të jetë larg Spanjës.

Edhe pse ai do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, tregu i transferimeve të verës mund t’i sjellë surpriza.

të fundit

NATO miraton dërgimin e armëve, Rusia bombardon kampin turistik ukrainas

NATO ka filluar koordinimin e dërgesave të rregullta të armëve në Ukrainë, pasi Holanda tha se do të ofrojë pajisje…

3 minutes ago

Netanyahu miraton planin për pushtimin e plotë të Gazës/ Shefi i ushtrisë izraelite kundërshton vendimin e kryeministrit

Pas një takimi me dyer të mbyllura që zgjati mbi tre orë dhe që u drejtua nga kryeministri Benjamin Netanyahu,…

21 minutes ago

Paralajmëron sinoptikani: Bëhuni gati, ja deri kur do të zgjasë vala ‘afrikane’

Ndryshimet klimatike kanë bërë që shprehja “gusht e gunë” të mos gjejë më zbatim në Shqipëri. Kjo pasi, duke nisur…

38 minutes ago

Meta aksion pastrimi, WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime

“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë…

52 minutes ago

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, duke nxjerrë…

1 hour ago

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit. Deri…

1 hour ago