Një skuadër në Champions League dhe tri të tjera në “UEFA Europa Conference League” (UECL).
Ky është objektivi për skuadrat shqiptare, të cilat luftojnë për fitimin e titullit kampion, trofeun e Kupës së Shqipërisë, si dhe të sigurojnë një biletë për në zonën UEFA.
Në turin e parë kualifikues të Champions shkon ekipi kampion dhe në “UEFA Europa Conference League” aktiviteti më i ri, shkojnë fituesja e Kupës, si dhe vendi i dytë dhe i tretë i kampionatit.
Në rast se fituesja e Kupës është njëherësh mes tri vendeve të para, atëherë biletën e tretë në këtë kompeticion e merr vendi i katërt i Superiores.Ekipet shqiptare vitin e shkuar përfituan 240+260, pra 500 mijë euro.
Këtë vit, pritet që ekipet shqiptare pjesëmarrëse të përfitojnë një shpërblim me sistem progresiv. Për turin e parë shpërblimi do të jetë rreth 350 mijë euro, të shpërndara në këtë mënyrë: 100 mijë euro i merr ekipi si parapagesë për pjesëmarrjen dhe 250 mijë të tjera në momentin e eliminimit, raporton.
Për turin e dytë, shpërblimi të jetë sërish 100 mijë euro për pjesëmarrjen dhe 350 mijë euro si shpërblim në momentin që eliminohesh nga ky kompeticion.
Në total, ekipi në këtë rast merr 200 mijë euro për pjesëmarrjen në dy turet e para dhe 350 mijë euro në momentin e eliminimit. Pra në total, 550 mijë euro, 50 mijë më tepër sesa një ekip shqiptar që ka luajtur dy ture në Europa League deri vjet.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…