Një ndryshim i rëndësishëm në qasjen e Real Madridit për transferimin e Rodrit është konfirmuar nga gazetari spanjoll Ramon Alvarez gjatë orëve të fundit.
Nga një pozicion fillestar refuzimi, drejtuesit e klubit tani kanë vendosur ta shqyrtojnë më nga afër mundësinë e realizimit të kësaj marrëveshjeje.
None found
Alvarez sqaron se nuk ka të dhëna për një marrëveshje konkrete mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në këtë moment, por thekson se brenda ekipit madrilen ekziston një dëshirë e qartë për të eksploruar këtë pistë.
Sipas tij, edhe vetë mesfushori spanjoll është i prirur të bëjë gjithçka në dorën e tij për të lehtësuar një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Më herët qarkullonin lajme se presidenti Florentino Perez nuk ishte i bindur për këtë operacion, për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së tij fizike pas një dëmtimi serioz në gju.
Megjithatë, performancat e jashtëzakonshme të Rodrit me fanellën e kombëtares spanjolle në Kupën e Botës 2026, të cilat e kurorëzuan atë lojtarin më të mirë të kompeticionit, kanë nxitur drejtuesit e Realit të rihapin diskutimet për një transferim të mundshëm gjatë kësaj periudhe merkatoje.
Në krahun tjetër, kampionët anglezë i kanë vënë në tavolinë një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale e lojtarit përfundon në verën e 2027-ës.
Por Rodri parapëlqen të qartësojë më parë synimet përfundimtare të Real Madridit lidhur me të, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij dhe propozimin për rinovim me Cityn.
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…
Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve në Kosovë, por ndjekja e kësaj ëndrre po shoqërohet me shpenzime gjithnjë e më…
Jeep ka nxjerrë në ankand një model të veçantë të Wrangler Commando 392, me fuqi prej 705 kuaj-fuqish, ndërsa të…
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Kombëtarja e Irlandës ka kthyer përqendrim te përballja vendimtare me Kosovën, e cila zhvillohet të martën në Dublin, në kuadër…