Marash Kumbulla, është prezantuar dy ditë më parë si futbollisti më i ri i Rajo Vajekanos, pasi ka finalizuar huazimin nga radhët e Romës te klubi spanjoll.
Ajo që është bërë publike deri tani, ishte se Rajo Vajekano, kishte një opsion për blerjen në fund të sezonit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe Fabricio Romano, ka publikuar detajet e kësaj marrëveshje mes klubeve.
None found
Sipas tij, klubi spanjoll mund të blejë Kumbullën për 2,5 milionë euro në fund të sezonit nga Roma, ndërsa klubi italian do të zotërojë edhe 10% të një shitje të mundshme të tij në të ardhmen.
Kjo është një shifër shumë më e ulët se ajo për të cilën Roma bleu lojtarin nga Verona në vitin 2020.
Asokohe, Roma shpenzoi në total 29.5 milionë euro për futbollistin të cilin e huazoi fillimisht e pastaj bleu në fund kartonin e tij. Ai mbetet transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohëve për një futbollist të Kombëtares shqiptare të futbollit.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…